• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TREGON SE KUR DO TË MARRË FUND COVID-19/ Bill Gates: Faza akute e pandemisë përfundon më 2022
Home
Nderkombetare

TREGON SE KUR DO TË MARRË FUND COVID-19/ Bill Gates: Faza akute e pandemisë përfundon më 2022

9 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Faza “akute” e pandemisë së coronavirusit do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, kështu të paktën parashikon në bllogun e tij themeluesi i kompanisë amerikane Microsoft, Bill Gates, i cili e quajti variantin e ri të coronavirusit Omicron “brengosës”.

“Ndoshta nuk është mençur që po i parashikoj gjërat, por mendoj që faza akute e pandemisë do të përfundojë në një moment gjatë vitit të ardhshëm”, ka shkruar miliarderi amerikan në bllogun e tij.

Kompanitë farmaceutike edhe në të kaluarën kanë pasur probleme të mëdha për të shitur vaksinat e tyre për grip, pasi që kanë pasur shkallën e ulët të efikasitetit, krahasuar me vaksinat e tjera – dhe pikërisht për këtë shkencëtarët duhet të parashikojnë se cili variant i virusit do të jetë më i përhapur në një periudhë të caktuar kohore.

Megjithatë, Gates ka një qëndrim të fuqishëm kur është fjala për terapitë, dhe pretendon se gjiganti farmaceutik Merck së fundmi ka marrë miratimin nga FDA që ilaçi i saj kundër virusit molnupiravir, që t’u rekomandohet personave me rrezik të lartë nga coronavirusi.

Ky ilaç “dukshëm zvogëlon gjasat për hospitalizim apo vdekje nga COVID-19”, ka shkruar Gates.

Ai pranoi se pavarësisht prodhimi masiv të vaksinave kundër coronavirusit në mbarë botën, shumë njerëz po vdesin nga COVID-19 edhe këtë vit, madje më shumë sesa një vit më herët, duke pranuar se përmirësimi i situatës këtë vit “nuk ka qenë” ai që Gates kishte pritur.

Ndryshe pasuria e Gates gjatë kohës së pandemisë është rritur në 137 miliardë dollarë (njeriu i katërt më i pasur në botë).

Ai e ka cilësuar shfaqjen e Omicronit si “brengosës”, por thekson se “bota është e përgatitur më mirë për luftën kundër ndonjë varianti potencial”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO VJEN NGA ADRIATIKU/ Stuhia do të godasë sot Tiranën dhe rrethet. Ja oraret
Previous article PAS TAKIMIT ME ESCOBAR/ Basha: Lufta kundër korrupsionit, kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT