• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI NEVOJË PËR…”/ Demokrati tregon se cili është skenari më i keq që e pret PD-në pas dy Kuvendeve
Home
Politikë

“KEMI NEVOJË PËR…”/ Demokrati tregon se cili është skenari më i keq që e pret PD-në pas dy Kuvendeve

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

Demokrati Eno Bozdo ka folur rreth krizës që ka kapluar së fundmi Partinë Demokratike. Sipas Eno Bozdos, Lulzim Basha kishte detyrën të transformonte PD-në nga një front antikomunist në një parti popullore të qendrës së djathtë, por që nuk diti ta bënte këtë gjë.

“Ka dy lloje analizash për këtë krizë. E para që zihen demokratët kush ka të drejtë Berisha, Basha apo një palë e tretë që s’është me asnjërën palë. Kjo është analizë e kësaj kohe. Por ka një analizë tjetër që ka lidhje me rolin e PD-së në shoqërinë shqiptare. Dy etapa. E para ka qenë e themeluesve të PD-së, Berishës dhe të tjerë. Berisha pati meritën që edhe pas një rënie katastrofike të vitit 97 por dhe ta ringrinte. Në vitin 2004-05 pati një bashkim i të gjitha forcave. Me mbylljen e ciklit të Berishës, lidershipi i kaloi zotit Basha. Ai duhet të  bënte transformimin e kësaj partie nga një front antikomunist në parti popullore te qendrës së djathtë. Nuk dinte ta bënte. Nuk është mëkat të mos dish. Edhe me këshillat e atyre që e deshën për ta transformuar në kauza, edhe këto nuk i ndoqi ndonjëherë. Miks mes mosdijes dhe mosdashjes. Janë bërë 30 vite dhe PD i rikthehet figurës së Berishës si i vetmi lider. Tragjikja është se i rikthehemi një personi që duam apo jo me të cilin demokratët kanë njohur ditë të mira. Ndodhet në krizë të thellë identiteti”, tha Bozdo.

I pyetur nëse është zoti Berisha njeriu i duhur për ta kthyer PD-në në fitore, Eno Bozdo deklaroi se sot nuk flasim për përballje me Edi Ramën por diskutohet ekzistenca e PD-së.

Ai për më tepër bëri një parashikim të skenarit më të keq për PD-në, duke u shprehur se pas dy kuvendeve mund të kemi Berishën që ka shumicën e partisë dhe Bashën që ka vulën e partisë, gjë e cila mund të çojë në konflikt që zgjat me vite.

“Zgjidhja për ta çuar PD-në në fitore me zotin Berisha lider është një problem më vete. Në rastin më tolerant e shoh z.Berisha një lider të përkohshëm për të përgatitur gjeneratën e re të PD-së. Do shohim si do të shkojnë ngjarjet. Z.Berisha ka me vete masivisht demokratët. Ajo që bashkon njerëzit nuk është thjeshtë tifozlliku por dëshira e madhe e demokratëve për të ndryshuar gjërat në PD. më saktë është pakënaqësia ndaj z.Basha. Basha nuk është një lider që mund të garantojë më fitoren. Sot jemi në parti të dizintegruar. Kemi nevojë për një lider që motivon. Nuk është Berisha lideri i duhur për ta çuar në fitore. Ne nuk jemi këtu për të diskutuar fitoren me Edi Ramën sesa për të diskutuar ekzistencën tonë. Pas dy kuvendeve mund të shkojë drejt një formacioni ku njëri ka partinë me vete dhe tjetri ka vulën. Ky konflikt i hapur mund të zgjasë me muaj dhe me vite. Ky do të ishte skenari më i keq për PD-në”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PEDAGOGU ME NOTË MË TË ULËT SE STUDENTI"/ Letra e mjekëve: Të respektohet kriteri i mesatares për vendet e punës
Previous article DËNIMI I RRALLË NGA GJYQTARI/ Historia e Enelës, gruaja nga Tirana që vidhte në qendrat tregtare për të ‘luftuar’ stresin

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT