• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Kosova dërgon mbi 30 mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani
Home
Rajon

COVID-19/ Kosova dërgon mbi 30 mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

6 December, 2021 Delo.autor Rajon

30 mostra pozitive për COVID-19 janë nisur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për në Gjermani, për analiza më të detajuara për variantin e ri të koronavirusit. Rezultatet e tyre pritet që vendi t’i marrë gjatë këtij muaji.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka dërguar sot më shumë se 30 mostra pozitive me COVID-19, për të parë nëse varianti Omicron i këtij virusi është i pranishëm në vend.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK. Jakupi ka treguar se janë dërguar më shumë se 30 mostra për testim në Gjermani.

Ai ka thënë se analizat që kryhen detektojnë variantin Omicron dhe variantet tjera të COVID-19.
“Po janë dërguar sot disa mostra në Gjermani. Nuk e di saktë se sa, por janë më shumë se 30. Mostrat dërgohen atje dhe analizat cilindo variant e detektojnë. Ne dërgojmë në mënyrë të rregullt mostra“, ka thënë ai.

Ndërsa, nga IKSHPK janë shprehur se rezultatet e këtyre mostrave do t’i marrin pas një ose dy javësh. Varianti Omicron i COVID-19 ka filluar të përhapet në shumë vende të botës.

Shkencëtarët dyshojnë se varianti Omicron mund të jetë më ngjitës se varianti Delta i COVID-19 dhe mund të shtojë numrin e hospitalizimeve.
Omicron ka 86 mutacione në krahasim me 15 të Delta-s dhe me këtë variant po infektohen edhe personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur atë një “variant shumë të rrezikshëm për të gjithë globin”. Sistemi Britanik i Shëndetit e përshkruan këtë variant si “më shqetësuesin që është parë ndonjëherë.”

Ndonëse ky variant është përhapur në Evropë, Kosova ende nuk ka raportuar ndonjë rast të infektuar me të.
Në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19, e cila paraqitet e qetë në Kosovë, por e rëndë në rajon, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, dje kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë prezantuar masat e reja Anti-COVID.

Kurti me këtë rast ka thënë se në varësi të situatës do të marrin edhe masa mbrojtëse. Kujtojmë që në vend tashmë është i pranishëm varianti Delta Plus i COVID-19.

Më 10 nëntor të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se nga 70 mostra, të dërguara për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI ANTIDROGË NË DURRËS/ Zbulohet një sasi kanabisi në një banesë të kthyer në laborator, disa të arrestuar
Previous article NGA PARISI TEK HONG KONGU/ Njihuni me pesë qytetet më të shtrenjta për të jetuar në 2021-shin

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT