• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET BËRTHAMORE/ Izraeli kërkon qasje më të ashpër ndaj Iranit
Home
Nderkombetare

BISEDIMET BËRTHAMORE/ Izraeli kërkon qasje më të ashpër ndaj Iranit

5 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett më 5 dhjetor u bëri thirrje fuqive perëndimore që të kenë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit në bisedimet për të frenuar programin bërthamor të Teheranit. Këto komente ai i bëri teksa zyrtarët kryesorë izraelitë të mbrojtjes dhe inteligjencës janë nisur në Uashington, pas dështimit të bisedimeve për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Izraeli ka shikuar me shqetësim teksa fuqitë perëndimore u takuan me Iranin për të biseduar për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Në rundin e ri të bisedimeve që u mbajtën këtë javë në Vjenë të Austrisë, Irani sugjeroi se gjithçka që është diskutuar në rundet paraprake, duhet të rinegociohen. Irani po ashtu nuk po ngadalëson përparimet në programin e tij bërthamor, duke vënë edhe më tej në rrezik bisedimet, që shihen si vendimtare për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Bisedimet në Vjenë kishin për qëllim rivendosjen e kufizimeve ndaj programit bërthamor të Iranit. Rundi në Vjenë, që u mbajt këtë javë, ishte rundi i parë i bisedimeve pas pesë muajsh pauzë. Izraeli kundërshton marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke thënë se pakti nuk ofron kufizime të mjaftueshme ndaj programit bërthamor të Teheranit dhe nuk adreson përfshirjen ushtarake të Iranit në shtetet që janë në kufi me Izraelin.

“I bëj thirrje çdo shteti që negocion me Iranin në Vjenë që të ketë qasje të ashpër dhe t’ia bëjë të qartë Iranin se nuk mund të pasurojë uranium dhe të negociojë në të njëjtën kohë”, tha Bennet. “Irani duhet të paguajë çmim për shkeljet e tij”, shtoi ai. Izraeli nuk është pjesë e bisedimeve, por ka treguar gatishmëri që të ketë linja komunikimi me aleatët evropianë dhe amerikanë gjatë bisedimeve, që rinisën në Vjenë.

Shefi i inteligjencës së Izraelit, David Barnea është nisur për në Uashington, ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz do të qëndrojë në SHBA javën e ardhshme, për takime me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ndërkaq, ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid javën e kaluar ishte në Londër dhe Paris për të diskutuar lidhur me bisedimet bërthamore me aleatët evropianë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA PËR 20 MIJË EURO? Si u ekzekutua ish-deputeti duke blerë cigare, autori e mbante pistoletën në qese
Previous article E RËNDË NË GREQI/ Vetëvritet në furgonin e policisë i burgosuri shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT