• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR 20 MIJË EURO? Si u ekzekutua ish-deputeti duke blerë cigare, autori e mbante pistoletën në qese
Home
Breaking News

VRASJA PËR 20 MIJË EURO? Si u ekzekutua ish-deputeti duke blerë cigare, autori e mbante pistoletën në qese

5 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

– Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkohër.

Mësohet se ai ka qenë duke blerë një paketë cigare në momentin kur është qëlluar me një plumb, që ka rezultuar fatal për të. Në momentin që është qëlluar, pranë tij ka qenë bashkëshortja, e cila ka deklaruar se ka dëgjuar vetëm një zhurmë të mbytur e më pas ka vënë re se Ujka ka rënë në tokë.

Nga pamjet e siguruara prej bizneseve në zonën pranë shatërvanit dhe lulishtes së Shkodrës ku edhe ndodhi ngjarja, vërehet se autori e ka mbështjellë armën me një qese. Kjo shpjegon se përse nuk është gjetur gëzhoja.

Shkak për ngjarjen duket se është bërë një apartament, për të cilin pretendohet se është paguar një shumë prej 20 mijë eurosh.

Para policisë Kristjan Kelemendi, personi i arrestuar për vrasjen, ka treguar në polici se familja e tij i ka paguar 20.000 euro Pashko Ujkës për marrjen prej tij të një banese në Shkodër.

Çfarë thuhet në dosjen hetimore?

“Personi që ka qëlluar është trup i mbushur, që sipas policisë, ngjason me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit. Autori shfaqet me kapele të zezë me strehë në kokë, me kapuç pas qafe, në dukje doreza në duar. Duket që për një moment rregullon kapelen e kapuçin dhe mban kokën ulur, ndërsa ec me hapa të vegjël por të vendosur e të shpejtë. …në dorë, ka një qese të bardhë, e cila mbulon diçka brenda saj, dhe që dyshohet se mund të jetë arma, pasi në vendngjarje nuk është gjendur asnjë gëzhojë…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Beniada i vë "flakën" shtëpisë së "Big Brother VIP", heq bluzën dhe…
Previous article BISEDIMET BËRTHAMORE/ Izraeli kërkon qasje më të ashpër ndaj Iranit

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri Aktualitet

PROTESTA E STUDENTËVE/ Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Po transportonte armë zjarri me taksi, arretohet 30-vjeçari në Dibër (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT