• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI PËR BERISHËN “NON GRATA”/ Paloka tregon bisedën private me Bashën: Ra dakord që…
Home
Politikë

VENDIMI PËR BERISHËN “NON GRATA”/ Paloka tregon bisedën private me Bashën: Ra dakord që…

2 December, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, tek i cili janë dërguar firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor ka treguar gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën pasi Sali Berisha u shpall “non grata”.

Paloka tha se të dy ranë dakord që vendimi i SHBA-së ishte akt politik kundër PD në mbështetje të Edi Ramës.

Blendi Fevziu: Keni qenë 8 vjet nënkryetar i Lulzim Bashës keni qenë një nga themeluesit e PD, një njeri që ka pasur një karrierë, qoftë në shtypin e partisë, qoftë në strukturat e partisë edhe si deputet. Ju thatë që jeni takuar me zotin Berisha dhe jeni mbështetës i tij. A keni biseduar edhe me Bashën dhe cila ka qenë biseda që keni bërë?

Edi Paloka: Absolutisht që po dhe arsyeja pse jam pozicionuar që në fillim në krah Berishës është se kam patur të qartë qëndrimin tim edhe me zotin Basha dhe për fat të keq apo të mirë, nuk e di si ta quaj, zoti Basha ka rënë dakord me mua kur unë e kam konsideruar që në aktin e parë kur u shpall “non grata” Berisha, i kam thënë Bashës në zyrën e tij që ky nuk është akt kundër Berishës, ky është akt politik kundër PD në mbështetje të Edi Ramës.

Blendi Fevziu: A keni pasur bisedë pak më private?

Edi Paloka: Kjo ka qenë një bisedë private që unë i kam lejuar vetes. Kjo ka qenë bisedë e imja kokë më kokë me Lulzim Bashën dhe kemi rënë dakord të dy që ky akt është kundër PD.

Blendi Fevziu: Edhe Basha ka rënë dakord?

Edi Paloka: Ka rënë dakord sepse edhe më vonë e keni publik qëndrimin e Bashës që ka deklaruar njësoj si Berisha që unë do të mbaj një qëndrim pas këtij akti pasi të marr provat që do të më jepen. Dhe ky qëndrim ka qenë deri në momentin që Basha shpalli publikisht atë vendim për largimin e Berishës nga grupi. Unë me gjithë afrimitetin që kam pasur me Bashën e kam marrë vesh në momentin që ajo u bë publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E SALIANJIT SE DOLI NË PËRGJIMET TAÇIT/ Braçe: Pres të përfundojnë hetimet dhe ta padisë në gjykatë
Previous article SKANDALI/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe mjekët ligjorë shpëtojnë vrasësin

Delo.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT