• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ISH KREUT TË VELIPOJËS/ Pistë kryesore e hetimit, likujdimi i borxheve. Autori i vrasjes së Ujkës ende i paidentifikuar
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ISH KREUT TË VELIPOJËS/ Pistë kryesore e hetimit, likujdimi i borxheve. Autori i vrasjes së Ujkës ende i paidentifikuar

30 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kreu i Komunsë së Velipojës, njëherazi edhe ish-deputet, Pashko Ujka është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, teksa po shëtiste me gruan e tij dhe vëllain e tij. Ai u qëllua me armë silenciator, gjë të cilën e konfirmoi edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte tha në polici se nuk dëgjoi të shtëna, por e pa të këputej në tokë papritur.

Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar, ndërkohë që dyshimet kryesore të policisë kanë bëjnë me dy shkaqe për atentatin. Pista kryesore e hetimeve lidhet me borxhet e viktimës të cilat i kishte akumuluar ndër vite, ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili ka vepruar i vetëm dhe është larguar në këmbë. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë. Mësohet se kjo është hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Kush është Pashko Ujka?

Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Probleme në Portin e Durrësit, tragetet nisen me vonesë, apel për kujdes në lundrim
Previous article MOTI I KEQ/ ARRSH apel për shoferët: Policia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT