• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMPERATURAT E ULËTA/ Llogaraja mbulohet nga dëbora, zbardhet Veriu i Shqipërisë. Vjosa…
Home
Sociale

TEMPERATURAT E ULËTA/ Llogaraja mbulohet nga dëbora, zbardhet Veriu i Shqipërisë. Vjosa…

30 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Me një “vello” të bardhë është zgjuar mëngjesin e sotëm Veriu i Shqipërisë, ndërsa është zbardhur edhe fshati turistik i Llogaras në Vlorës.

Gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë “pushtuar” qytetin e Peshkopisë, ndërkohë që ato kanë dominuar në të gjithë qarkun e Dibrës, ku trashësia ka arritur deri në 5 cm, por fatmirësisht pa problematika.

Krahas reshjeve te shiut, rajoni i Lezhës është përfshirë dhe nga reshje dëbore, kryesisht në zonat e ulëta, ndërsa sipas informacioneve paraprake situata po mbahet nën monitorim.

Edhe në Pukë reshjet e dëborës, kanë “veshur” rrugët, por pa u bërë problematike për kalimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Është bllokuar segmenti nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë “bay-pasi” deri në Xibër Murrize, segment i rrugës së Arbrit.

Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur.

Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët.

Për momentin policia po monitoron segmentin dhe nuk lejon qarkullimin, duke e devijuar atë në rrugën e vjetër.

Reshjet e borës kanë nisur edhe në Kukës. Në lartësitë mbi 500 metra dëbora ka vënë një shtresë nga 5 deri ne 25 cm në zonat malore.

Rruga e Kombit dhe rrugët nacionale funksionojnë pa probleme. Mësohet se ka probleme në disa segmente rrugore në zonat rurale që lidhin njësite administrative me fshatrat, kryesisht në Topojan, Grykecaje, Bushtricë, Arrën, Kalis, Shishtavec, Lekbibaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër.

PAMJET/ Rritet rreziku i përmbytjeve, fryhet lumi Vjosa

Mëngjesin e sotëm niveli i lumit Vjosa ka rënë në 6.10 m mbi nivelin e detit ,ndërkohë që mbrëmjen e djeshme niveli arrti në kuotat 6.70, ndërsa  pika kritike kur jepet alarmi është 7.30 m mbi nivelin e detit.

Prurjet e Vjosës mbrëmjen e djeshme  kanë sjellë dhe përmbytje në tregun e gjësë së gjallë poshtë urës së Mifolit , por pa problem për banorët e njësisë administrative Novosele. Ndërkohë pritet që reshjet e shiut do të vijojnë në Përmet zona ku Vjosa buron atëherë duhet bërë kujdes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORA ZBARDH EDHE JUGLINDJEN/ Regjistrohen reshje edhe në Korçë. Disa zona pa energji elektrike (VIDEO)
Previous article TRAGJIKE NË SHBA/ Nëna dhe 4 fëmijët gjenden të vdekur, dyshimet e para

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT