• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT DY VITE NGA TËRMETI TRAGJIK/ Kushi: Do të punojmë për shkolla të reja, të forta të sigurta
Home
Politikë

SOT DY VITE NGA TËRMETI TRAGJIK/ Kushi: Do të punojmë për shkolla të reja, të forta të sigurta

26 November, 2021 s.autor Politikë

Në përvjetorin e dytë të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar një mesazh përkujtimor për viktimat e asaj tragjedie, si dhe ka vënë në dukje punën e madhe që është bërë që nga ajo ditë për ndërtimin e shkollave.

“Ja ku jemi sot pas dy vitesh dhe sa shkolla të reja me standarde evropiane janë ndërtuar me Programin e madh të Rindërtimit, që as nuk i kishim ëndërruar më parë. Kemi ende shumë punë përpara, prandaj nuk do të ndalemi, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e Shqipërisë!”, –nënvizon ministrja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo shpreh mirënjohjen për të gjithë miqtë që ndihmuan Shqipërinë në ato ditë të vështira dhe kontribuuan për tejkalimin e atyre ditëve.

Statusi i Kushit:
Si sot dy vite më parë Shqipëria u zgjua nga tërmeti shkatërrimtar që i mori jetën 51 njerëzve, ndër ta edhe fëmijë. Kujtesa jonë është e freskët nga pamjet e trishtueshme dhe dëmet e mëdha që la pas tërmeti, familje pa strehë, shtëpi të rrafshuara dhe shkolla të prishura.
Në atë gjendje të vështirë qeveria mori përsipër me guxim një plan të gjerë masash për të ndihmuar njerëzit në radhë të parë, por premtoi gjithashtu që do t’i ndërtonte shtëpitë dhe shkollat më të forta, më të sigurta dhe më të bukura.
Ja ku jemi sot pas dy vitesh dhe sa shkolla të reja me standarde evropiane janë ndërtuar me Programin e madh të Rindërtimit, që as nuk i kishim ëndërruar më parë. Kemi ende shumë punë përpara, prandaj nuk do të ndalemi, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e Shqipërisë!
Mirënjohje edhe të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar në ditë të vështira!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O DJALË I MIRË, IK ME..."/ Kujtim Gjuzi mesazh Bashës: Eshtë gati një video që shkatërron familjen e PD-s
Previous article VAKSINIMI/ OBSH: Mbi 470 mijë jetë janë shpëtuar nga vaksinat anti-COVID në Europë

s.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT