• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPEN BALKAN”/ Rama në takimin virtual: BE premton data dhe nuk i realizon! Nuk na takon të bindim askënd
Home
Politikë

“OPEN BALKAN”/ Rama në takimin virtual: BE premton data dhe nuk i realizon! Nuk na takon të bindim askënd

24 November, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë se “Open Balkan” do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve. Në fjalën e tij online nga Tirana në takimin e radhës të nismës së “Balkanit të Hapur”, pasi nuk ishte i pranishëm fizikisht, Rama u shpreh po zbatohet procesi i Berlinit.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Balkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet”, tha Rama.

Ai theksoi se as supozimi që iniciativa nuk është e hapur për anëtarë të tjerë nuk është i vërtetë. Sipas Ramës, Ballkani i Hapur është kompatibil me Procesin e Berlinit, iniciativë të cilën e themeloi kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së.

Megjithatë, Rama shprehi pakënaqësi për faktin që Bashkimi Evropian po zvarrit zgjerimin për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tashmë disa vjet presin nga Brukseli datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Premtojnë data, e më pas nuk i realizojnë. Ne nuk do të jemi në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm, andaj ne në rajon duhet të punojmë bashkë” tha Rama.

Sipas vlerësimeve të Ramës, Ballkani i Hapur mund të ndihmojë që të zgjidhet problemi mes Serbisë dhe Kosovës, sepse ‘problemet mund të adresohen vetëm nëse të gjithë janë bashkë’.  Kryeministri i Shqipërisë tha se do të ishte shumë i lumtur kur të dy partnerët, BE-ja dhe SHBA-ja do të deklaronin që Ballkani i Hapur është ‘iniciativë e mirë’.

Në këtë takim bie në sy mungesa e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRADHTIA QË TRAZOI BOTËN E FUTBOLLIT/ Wanda: Si i gjeta mesazhet në telefonin e Icardit dhe çfarë i thashë Chinës
Previous article NUK PARA POSTON FOTO ME ALBANIN/ Çiljeta bën veprimin e veçantë për futbollistin

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda Aktualitet

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT