• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETTINGU NË POLITIKË/ SPAK: Mos na përfshini! Propozimi i PD krijon problem njëanshmërie
Home
Politikë

VETTINGU NË POLITIKË/ SPAK: Mos na përfshini! Propozimi i PD krijon problem njëanshmërie

24 November, 2021 F.autor Politikë

Propozimin e Partisë Demokratike që vettingun në politike ta bëjë SPAK është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga kreu i këtij institucioni Arben Kraja. Sipas tij SPAK nuk mund të përfshihet në këtë çështje pasi propozimi i PD-së krijon hapësira për vlerësim të njëanshëm ose pasaktësi.

‘Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëanshmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimmarrje’- tha Kraja.

Për Avokaten e Popullit, Erida Ballanca, propozimet për ndryshime kushtetuese të Partisë Demokratike janë të vlefshme. Këtë e argumentoi duke vënë theksin të problematikat. Në një seancë dëgjimore në mbledhjen e përbashkët të Këshilli për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend, Ballanca tha se shërbimet janë përkeqësuar pas reformës së fundit territoriale.

“Fakti është se niveli dhe shërbimi për qytetarët ka pasur përkeqësim, këtë e ndjejmë nga raportet e monitorimit. Nga kjo qasje mendojmë se duhet një reformë e re territoriale për të adresuar nevojat e qytetarëve veçanërisht në qytetet e vogla dhe zonat rurale. Me këtë ndarje, disa komunitete minoritare janë ndarë,  një ndarje e re territoriale duhet të adresojë dhe këtë çështje”, tha jo.

Sa i përket propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Ballanca tha se raportet e OSBE në dy vitet e fundit kanë vënë theksin te kthimi i besimit të zgjedhësve te zgjedhjet, secila palë duhet të kthehet në  një proces të ndershëm.

Për vettingun në politikë, Avokatja e Popullit nuk preferoi të komentojë pasi sipas saj është në konflikt interesi pasi pozicioni  i saj parashikohet si objekt i vettingut në politikë, i propozuar nga Partia Demokratike. Ajo tha se sipas saj populli shikon shpëtim vetëm nga vettingu.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit po zhvillohet seancë dëgjimore me disa institucione, si Avokati i Popullit; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; ILDKPKI; SPAK; Prokuroria e Përgjithshme; Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Shoqata e Bashkive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRET TË FESTOJË 72-VJETORIN/ Presidenti Commisso kthehet në Itali, dridhen Milan dhe Juventus
Previous article SUPERIORE/ Kryevepra që hapi kampionatin, shikoni golin më të bukur të javës të realizuar nga Basha (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT