• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMERIMI/ Bardhi: Në arsyetimin e DASH për Berishën, do të kuptoni reagimin e Metës
Home
Politikë

PARALAJMERIMI/ Bardhi: Në arsyetimin e DASH për Berishën, do të kuptoni reagimin e Metës

23 November, 2021 F.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për herë të parë për akuzat më të fundit të Presidentit, Ilir Meta si dhe të Lëvizje Socialiste për Integrim.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Sekretari i Përgjithshëm i PD, sjelljen e kreut të shtetit e ka lidhur me arsyetimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të Berishës duke thënë se në vendim ka një detaj që prek Metën.

Në mënyrë indirekt Bardhi iu referua citimit të DASH ku thuhet se Berisha ka mbrojtur dhe favorizuar aleatë të tij politikë”.

“Ka në mënyrë të përsëritshme një tentativë nga LSI dhe së fundmi nga Meta për t’u përfshirë në debatet e brendshme të PD. Nëse do i riktheheni deklaratës së DASH për shpalljen ‘non grata’ të z. Berisha, mund të ketë edhe aty motive për këtë reagim të pakuptimtë për opinionin publik”, tha ai.

Për dy Kuvendet e PD të thirrura më 11 dhe 18 dhjetor, Bardhi tha se Kuvendi i thirrur nga Berisha është një tubim i ish-kryeministrit Berisha, Ramës dhe Metës.

“Ka vetëm një Kuvend të thirrur nga kryesia e Partisë Demokratike në datën 18 dhjetor. Me gjithë faktet e bëra publike, në datën 11 me shumë gjasë do të ketë një tubim të Berishës, Ramës dhe të Metës”, tha Bardhi.

Sekretari i PD u përgjigj gjatë intervistës edhe për akuzat se është zgjedhur në këtë post në mënyrë të paligjshme.
“Procedura e zgjedhjes së tij është identike me atë të zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm dhe e të 4 nënkryetarëve, z. Paloka shpallet legjitim, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë, duke qenë se kanë vendosur të mbrojnë interesin e demokratëve dhe jo interesin e Berishës iu kërkohet dorëheqja dhe shpallen ilegjitim”, u shpreh Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI/ Laborator dixhital për hetimet e SPAK, fondet u morën nga paratë e konfiskuara të grupeve kriminale
Previous article JEP LAJMIN/ MSH: Hiqet më 25 nëntor çadra në sheshin “Skënderbej”, vaksinimi ndaj COVID-19 zhvendoset në...

F.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT