• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Laborator dixhital për hetimet e SPAK, fondet u morën nga paratë e konfiskuara të grupeve kriminale
Home
Aktualitet
Kronikë

VENDIMI/ Laborator dixhital për hetimet e SPAK, fondet u morën nga paratë e konfiskuara të grupeve kriminale

23 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në SPAK është krijuar laboratori i ekspertizës dixhitale që do të shërbejë për hetimet e këtij institucioni. Mësohet se fondet për krijimin e këtij laboratori janë marrë nga paratë e konfiskuara të grupeve kriminale.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërinstitucional brenda SPAK-ut ditën e sotme.

Pjesëmarrësit në këtë takim, theksuan se pasuritë e konfiskuara të grupeve kriminale duhet të shfrytëzohen për fuqizimin e punës së prokurorisë së posaçme përmes projekteve të tilla të ngjashme.

“Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot në datë 23.11.2021 u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ndërinstitucional për masat kundër Krimit të Organizuar. Komiteti Ndërinstitucional është i ngritur në zbatim të parashikimeve të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar).

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme prezantoi para Komitetit Ndërinstitucional punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ngritjes së laboratorit të ekspertizës digjitale në ambientet e SPAK. Laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale në kuadër të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK.

Pjesëmarrësit në takim vlerësuan rëndësinë e përdorimit me efektivitet dhe për qëllimin e duhur të fondeve që u konfiskohen grupeve kriminale. Ata konstatuan se duhet vazhduar në këtë drejtim, pra në vënien në dispozicion të fondeve të konfiskuara organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të tyre, si dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftim. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Villarreal-Manchester United. Rezultati 0-2
Previous article PARALAJMERIMI/ Bardhi: Në arsyetimin e DASH për Berishën, do të kuptoni reagimin e Metës

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT