Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë për ngjarjen e rëndë që tronditi Sarandën disa ditë më parë ku një 13-vjeçare është shfrytëzuar se*sualisht për rreth 3 muaj nga dy persona.
Kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku (63 vjeç), u kap në flagrancë nga policia duke abuzuar me vajzën dhe u arrestua nga uniformat blu.
Për mikrofonin e “Shqipëria Live” ka folur xhaxhai i Stefan Koloit, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër nipit të tij.
“Ishte kurth, nuk merrej me prostitucion. Lokalin kishte kohë që e kishte mbyllur. Vijnë që nga Shkodra e punojnë këtu. Lokalin nuk e përdorte, e ka bërë për klub. Ka 10 vjet që e ka bërë. Ka krevate aty për prostituta? Nuk ka asgjë. Ka një dhomë që ai rri vetë aty. Ai nga ky vend këtu nuk lëvizte fare. Ka një grua, 60-vjeçare. Fajin e kanë ata që e kanë lënë atë 13-vjeçare ashtu”, tha xhaxhai i tij.


