• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPET DUKE BËRË “DRIFTING” RRUGËVE TË TIRANËS/ I riu me makinë luksoze kërkon t’ja hedhë me 20 paund, por e pëson keq
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPET DUKE BËRË “DRIFTING” RRUGËVE TË TIRANËS/ I riu me makinë luksoze kërkon t’ja hedhë me 20 paund, por e pëson keq

22 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion të gjerë ndaj shoferëve problematikë në rrugë, të cilët eciun me shpejtësi apo shkaktojnë zhurma të forta nëpër lagje me makinat e tyre me marmita sportive.

Blutë bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur dhjetra gjoba për shkelje të tilla, ndërsa është arrestuar edhe një 20-vjeçar.

Sipas policisë, ky i fundit u kap duke kryer manovra të rrezikshme në rrugët e Tiranës dhe në momentin e ndalimit ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë duke i dhënë një kartmonedhë 2 mijë lekëshe dhe një tjetër me prerje 20 paund.

“Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund“, njofton policia.

I riu është arrestuar menjëherë dhe krahas shkeljes së kryer, tashmë duhet të japë llogari edhe për dhënie rryshfeti.

Më shume se 500 gjoba janë vendosur gjithashtu edhe ndaj shoferëve të kapur duke përdorur aparatin celular teksa drejtionin makinën.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Nisur nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive gjatë përdorimit të rrugës dhe shkaktojnë zhurma shqetësuese me mënyrën e përdorimit të mjetit. Paralelisht janë ushtruar kontrolle edhe për shkelje të tjera që janë rrezik për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.

Gjithashtu jane konstatuar dhe:

📌 Janë arrestuar 10 drejtues automjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

📌 Janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë;

📌 Është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

📌 Janë proceduar administrativisht, për gara shpejtësie dhe mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 32 drejtues mjetesh;

📌 Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 18 drejtues automjetesh sportive;

📌 Janë proceduar administrativisht, për errësim të xhamit parapritës, 27 drejtues mjetesh;

📌 Janë proceduar administrativisht 546 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

📌 Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

📌 Janë proceduar administrativisht 1410 automjete të ndryshme, për qendrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

#Frike👮🏻❎Rregull✅

#PerdoreRrugenEMjetinMeKujdes

#NxitimiPakujdesiaShkelja🔜🚓/🚑

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA ZGJEDHORE/ Balla: Kemi dakordësi të plotë, do adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it
Previous article "NUK DO MARRIN DOT ÇERTIFIKATAT"/ Çuçi paralajmëron qytetarët që nuk kanë shënuar adresat e sakta

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT