• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA ZGJEDHORE/ Balla: Kemi dakordësi të plotë, do adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it
Home
Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ Balla: Kemi dakordësi të plotë, do adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it

22 November, 2021 s.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat, ka folur për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore duke thënë se janë në dakordësi të plotë dhe kanë përfunduar 95% të punës.

Sipas Ballës, ky komision do të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që do të jetë edhe objekt i punës.

“Është dakordësi e plotë për tu ngritur. Një dokument parlamentar si projektvendimi për ngritjen e këtij komisioni ku do të arsyetohen objekti i punës apo përbërje janë në punë e sipër. 95% e punës është bërë. Jemi duke saktësuar dhe diçka të fundit që ka të bëjë me objektin e punës së komisionit.

Besoj se këtë çështje do ta zgjidhim, në mos brenda kësaj të enjte, në një nga seancat pasardhëse të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo që ka rëndësi është se po e diskutojmë dhe kemi shprehur vullnet për ta ngritur këtë Komision të Posaçëm.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore adreson të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga raportet e OSBE-ODIHR-it. Duhet ta pranojmë se kemi që nga 2015 që nuk i kemi adresuar të gjitha rekomandimet dhe ky do të jetë objekti i punës.

Nëse Komisioni vjen edhe me propozime të tjera, do të shqyrtohen. Unë besoj se do ta gjejmë zgjidhjen në themelin e hedhur prej shumë vitesh kur ka ngritur Komisione të Posaçme të Reformës Zgjedhore të Kuvendit”, deklaroi Balla

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FTESË E VEÇANTË NGA LOTITO/ Edi Reja bëhet trajner i Vatikanit për… 1 ndeshje
Previous article KAPET DUKE BËRË "DRIFTING" RRUGËVE TË TIRANËS/ I riu me makinë luksoze kërkon t’ja hedhë me 20 paund, por e pëson keq

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT