• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VËMËNDJE/ Si të pastroni trupin nga toksinat në vetëm 3 ditë
Home
Shëndet

VËMËNDJE/ Si të pastroni trupin nga toksinat në vetëm 3 ditë

22 November, 2021 s.autor Shëndet

Pastrimi i organizmit nga toksinat që akumulohen rregullisht, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm. Në këtë artikull do të mësoni se si të pastroni trupin tuaj në një fundjavë të vetme.

Sapo Të Zgjoheni
Ekspertët thonë që sapo të zgjoheni të pini një gotë me ujë ku keni grirë xhenxhefil dhe shtuar lëngun e një gjysme limoni. Xhenxhefili dhe limoni luajnë një rol të rëndësishëm për pastrimin e trupit nga toksinat. Ato hidratojnë organizmin dhe nxisin pastrimin e sistemit tretës.

Mëngjesi
Për mëngjes, përgatisni një lëng të shëndetshëm e të gjelbër duke shtrydhur 3 kërcinj selino pa gjethe, 1 kastravec, 2 gjethe spinaq, një tufë majdanoz të freskët, një limon të vogël të qëruar dhe një mollë. Ky lëng e furnizon trupin me shumë ushqyes, eliminon toksinat dhe mban bakteret larg.

Para dreke
Përpara vaktit të rëndësishëm të ditës konsumoni 3 kërcinj selinoje, 3 kastravecë të vegjël dhe 3 karrota të vogla të cilat mund t’i shoqëroni me limon për më shumë shije. Ato mund t’i përgatisni që në mbrëmje dhe t’i ruani në frigorifer.

Dreka
Në drekë sigurohuni që të hani sa më shumë sallata me shumë përbërës të shëndetshëm. Ju mund të kombinoni kastravecët, karrotat, spinaqin, farat e susamit, avokadon, xhenxhefilin, domatet e gjithçka tjetër të shëndetshme. Sallatat janë një mënyrë shumë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin.

Zemra
Pasdite mund të hani një grusht arrorësh. Nëse ju pëlqejnë bajamet, futini në mbrëmje në një tas me ujë dhe më pas kullojini të nesërmen. Arrorët në përgjithësi janë të rekomandueshëm ndaj zgjidhni atë që ju pëlqen.

Darka
Darka duhet të jetë e lehtë dhe sërish me bazë perimesh. Zgjidhni perimet që ju pëlqejnë dhe përgatisni një supë të ngrohtë e të pasur në vlera. Për diçka të ëmbël, ju rekomandojmë kos me fruta pylli e pak mjaltë.

Para gjumit
Përpara se të mbyllni ditën, sigurohuni që të pini një gotë me çaj kamomili. Çaji do t’ju qetësojë, do të përfundojë procesin e pastrimit nga toksinat dhe do ju ndihmojë të flini mirë./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Nard Ndoka: Berisha s’është simbol i korrupsionit, është politikani më i ndershëm
Previous article "VAKSINOHUNI, MOS DËGJONI..."/ Meridiani preket teksa flet për vaksinimin: Humba babanë sepse nuk besonte

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT