• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mesazhi i Yuri Kim për Panairin e Librit me librin e Heminguejt: Por, për kë po bie kambana në Tiranë?
Home
Politikë

Mesazhi i Yuri Kim për Panairin e Librit me librin e Heminguejt: Por, për kë po bie kambana në Tiranë?

20 November, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Për të përshëndetur Panairin e Librit dhe uruar suksese autorëve pjesëmarrës në këtë panair, Ambasadorja e SHBA në Tiranë publikoi në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet duke lexuar “Për kë bie kambana” të Ernest Heminguej.

“Më ka pëlqyer gjithmonë ajo që ka thënë C.S. Lewis, që ne lexojmë për ta ditur se nuk jemi vetëm”, shkruan Ambasadorja në foton në fjalë.

Përzgjedhja e librit, autorit dhe titullit për këtë foto mund të jetë rastësi, por mund edhe të mos jetë, që do të thotë se pas këtij imazhi fshihet një mesazh i koduar, por për kë?

Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë përfshirë në akuza e kundërakuza se kush “e do më shumë Amerikën” dhe kush jo. Jashtë përplasjes së tyre nuk ka mbetur as vetë Ambasadorja e SHBA, e cila që pas paralajmërimit se SHBA “do të ndërpriste komunikimin me një parti që drejtohet nga një person non grata” duket se ka shpërfillur përplasjen e brendshme në PD.

Po për kë bie kambana? Një prej veprave të vlerësuara nga kritika ndër më të mirat të Ernest Heminguejt ndoshta mund të na vijë në ndihmë. Novela e publikuar në vitin 1940 tregon historinë e Robert Jordan, një vullnetari amerikan që bëhet pjesë e luftës civile spanjolle në krah të forcave republikane.

Megjithatë, novela nuk e përcjell mesazhin e saj kryesor vetëm përmes një karakteri. Shumë prej karaktereve të saj shohin t’u trazohen besimet morale nga lufta ku janë përfshirë dhe fitorja në këtë luftë kërkon përdorimin e dhunës për të mposhtur armikun dhe me këtë të gjithë bien dakord. Por, megjithëse dhuna shihet si e nevojshme, sërish ajo nuk i bind nëse është rruga e drejtë. Kjo është dilema e karaktereve të Heminguejt.

Titulli “Për kë bie kambana” u referohet kambanave që lajmërojnë, jo vetëm një vdekje, por edhe një fund. Prandaj, për kë po bie kambana në Tiranë? TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Pas një SUPER ASIST nga Dennis, King ndëshkon "Djajtë e Kuq" (VIDEO)
Previous article VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Momente tensioni në “Loro Boriçi”, protagonist bëhet Ndreu me Brdariç (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT