• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LANÇ, VEPËR MONUMENTALE E USHTRISË PARTIZANE”/ Balla me organizatën e veteranëve: U radhitëm në anën e duhur të historisë
Home
Politikë

“LANÇ, VEPËR MONUMENTALE E USHTRISË PARTIZANE”/ Balla me organizatën e veteranëve: U radhitëm në anën e duhur të historisë

20 November, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Konferencën e 12-të Kombëtare të Organizatës së veteranëve të LANÇ.

Që në nisje të fjalës së tij, Balla e cilësoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si një ngjarje që zgjidhi një ndër dilemat më të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë shekullit të 20-të: Nëse Shqipëria do të vendosej në anën e duhur apo në anën e gabuar të historisë.

“Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë. Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore”, tha ai.

“Nderimi që i bëhet çdo dëshmori që dha jetën për Çlirimin e Atdheut, çdo nderim që bëhet në familjet e dëshmorëve është një vlerë që shoqëria jonë duhet ta përçojë në brezat e ardhshëm”, vijoi Balla.

Balla u ndal dhe te përpjekjet për mohim.
“Edhe këto kohë, kur të gjithë festojmë me krenari të ligjshme 77-vjetorin e çlirimit, nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacionaçlirimtare, këtë vepër monumentale të partizanëve shqiptarë, të Brigadave, divizioneve dhe korparmatave të Ushtrisë partizane”, theksoi ai.

“Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet. Faktet mund të interpretohen, por përmbajtja e tyre është shkruar me gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë. Prandaj, zotërinj studiues, kalemxhinj dhe të ashtuquajtur historianë modernë, mos e përdhosni historinë dhe mos i rivrisni të rënët!”, apeloi Balla.

Balla solli edhe fjalët e vitit 1943 të Uinston Çërçillit, kryeministrit të Britanisë se Madhe në Luftën e Dytë Botërore: “Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanikë te ndërlidhjes janë pranë këtyre partizaneve dhe i kane çmuar lart cilësitë e tyre luftarake ne zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”.

Historiani amerikan Bernd Fischer, sipas Ballës, në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945”, duke iu referuar dokumenteve gjermane, e përshkruan hyrjen e forcave gjermane në tokën shqiptare si një pushtim i vërtetë: “Planifikuesit ushtarakë të Vermahtit gjerman, nënvizon Fischer, i kishin përgatitur mirë planet për pushtimin e Shqipërisë.”

“Si kryetar i grupit parlamentar socialist, unë ndjehem krenar që të kem qenë propozuesi i vlerësimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare me titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’, për kontributin që ka dhënë në mbrojtjen, përhapjen dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve e vlerave antifashiste, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”, tha Balla.

“Këto vlera qëndrojnë në themel të Shqipërisë demokratike, të Europës demokratike dhe Shqipërisë europiane. Shqipëria po shkon në Europë, si Shqipëria e partizanëve, antifashistëve dhe çlirimtarëve dhe jo si Shqipëria e kolaboracionistëve. Jam gjithashtu krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtesën në ligjin “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar” dhe caktoi 20 korrikun si Dita e Veteranëve, e nderimit dhe respektimit të veteranëve dhe pasardhësve të tyre.

Një komb që nderon çlirimtarët e vet, është një komb i emancipuar. Le ta tregojmë emancipimin tonë duke nderuar e respektuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, partizanët shqiptarë, dëshmorët e heronjtë e kombit dhe familjet e tyre, ju veteran të respektuar dhe pasardhësit tuaj”, përfundoi Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KJO ËSHTË MAKINA MË E VOGËL NË BOTË/ Nuk do ta besoni sa kushton (FOTOT)
Previous article ÇFARË NDODHI? Policia aksion në Tiranë, arrestohen 16 persona. AKUZAT

s.autor

Postime të ngjashme

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve... Politikë

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve...

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike Politikë

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT