Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavë, duke publikuar një video ku prezantohen bukuritë e liqenit të Komanit. Më saktësisht nga Maja e Murgës.
Rama shkruan se Maja e Murgës është destinacioni më i ri turistik i Pukës, që sipas kreut të qeverisë dhe vetëm këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë.
“Mirëmëngjes, dhe me bukuritë që shtrihen mbi liqenin e Komanit, Maja e Murgës, destinacioni më i ri turistik i Pukës që këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.


