• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO E SHQYRTOJMË”/ Biden shqyrton bojkotin diplomatik të Olimpiadës në Kinë
Home
Nderkombetare

“PO E SHQYRTOJMË”/ Biden shqyrton bojkotin diplomatik të Olimpiadës në Kinë

19 November, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se po shqyrton bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, që do të mbahen në Pekin të Kinës. “Kjo është diçka që po e shqyrtojmë”, u tha Biden gazetarëve, përpara bisedimeve me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë.

Bojkoti diplomatik i SHBA-së do të nënkuptonte që asnjë zyrtar amerikan nuk do të dërgohej për të ndjekur Lojërat. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të tensionuara për një varg çështjesh, nisur nga tregtia deri te abuzimet e dyshuara me të drejtat e njeriut.

SHBA-ja e ka akuzuar Kinën për gjenocid ndaj ujgurëve – pakicë myslimane që jeton kryesisht në rajonin autonom të Ksinjiangut. Të hënën, Biden ka mbajtur bisedimet e para direkte me presidentin e Kinës, Xi Jinping. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se dy udhëheqësit nuk kanë biseduar për Olimpiadën gjatë takimit virtual.

Bojkoti diplomatik nuk do t’i prekte atletët, por Psaki ka thënë se SHBA-ja është ende duke finalizuar se cila do të jetë prania e saj në Lojërat, që do të nisin më 4 shkurt. Edhe ligjvënësit demokratë, edhe ata republikanë i kanë bërë thirrje Bidenit për bojkot diplomatik të Kinës. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, ka thënë se liderët amerikanë që marrin pjesë në Lojëra, do të humbasin “autoritetin e tyre moral”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E REZART TAÇIT/ Prokuroria në Malin e Zi nis hetimet për pastrim parash, merret në pyetje presidenti Gjukanoviç
Previous article NDIZET ATMOSFERA NË "BIG BROTHER VIP"/ Iliri i bën Arjolës një kërcim provokues (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT