• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET TRONDITËSE/ Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash, pas vrasjes fshihet mafia e…
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET TRONDITËSE/ Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash, pas vrasjes fshihet mafia e…

18 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati mafioz në rrugën Thivon 181 në Nikia të Athinës, mbrëmjen e 16 nëntorit.

Sipas burimeve të Top Channel shënjestra e atentatit ishin shtetasit shqiptarë, ndërsa ngjarja ka ndodhur pikërisht në biznesin e tyre, karburant. Viktimë ka mbetur Marius Spiro Dhiamanti nga Delvina, ndërsa i plagosur ka mbetur kushëriri i parë i tij Juxhin Bajrami.

Mediat greke raportojnë se në të kaluarën, 37-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se pas vrasjes fshihet mafia shqiptare, që sipas autoriteteve fqinje donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba. Paraprakisht thuhet se e gjithë ngjarja lidhet me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos.

Nga kontaktet e autoriteteve greke me ato shqiptare është dhënë informacioni nga pala shqiptare, se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestrën e personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh.

Mediat greke kanë mundur të sigurojnë videon e ekzekutimit të shqiptarit. Në analizën e mediave të huaja kuptohet se autorët kanë qenë profesionistë dhe me shumë gjasa të paguar.

Kjo pasi ata kanë lëvizur të qetë deri në momentin që kanë kryer vrasjen e shënjestrës, i fundit ky që ka qenë jashtë lokalit që gjendej në karburantin e tij duke komunikuar me kushëririn e tij.

Fakti që pas përfundimit të operacionit të vrasjes kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë në zjarr për të mos lënë asnjë provë.

Në vitin 2010, 37-vjeçari që humbi jetën ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli, ndërsa ekspertiza zbuloi se predhat që kishin dalë nga arma e autorëve, ishin të njëjta me pistoletën që mbante shqiptari kur u arrestua për një rast kokaine.

Mirëpo ai ka arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma është përdorur nga një person tjetër në atë kohë./m.j

             

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BERISHA ËSHTË MË ENERGJIK SE DJEMTE E RINJ"/ Floriana Garo tregon pse PD i duhet Doktori e jo Basha
Previous article "KEMI RRITUR PAGAT PËR MJEKËT DHE INFERMIERET"/ Rama prezanton buxhetin e vitit 2022 për shëndetësinë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT