• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKET 33 VJEÇARI/ Nëna dyshime tek e dashura vlonjate, reagon e reja: Ajo gënjen…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZHDUKET 33 VJEÇARI/ Nëna dyshime tek e dashura vlonjate, reagon e reja: Ajo gënjen…

18 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

33-vjeçari Eduard Koka me origjinë nga Gjirokastra rezulton i humbur që prej datës 27 tetor të këtij viti. Nëna e tij, Lume Korra iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, duke rrëfyer si i humbi kontaktet me të birin. I riu prej një viti ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa bashkëjetonte me një vajzë me emrin Elona në qytetin e Vlorës.

Me djalin fola më datë 26 tetor. Me tregoi se po behej gati për në punë dhe ishte tek shtëpia që kishte marrë me qira në Vlorë. Më pas, ai nuk mu përgjigj më në telefon. Një ditë më pas, më telefonoi e dashura e tij, Elona dhe më tha të mos mërzitesha. I thashë se kisha një ankth dhe më pyeti nëse i kisha bërë ofertë në telefon Edit. Ajo më tha se do më merrte pas 72 orësh dhe ma fiku telefonin. Nuk po kuptoja çfarë kishte ndodhur me tim bir. Elona nuk më ka sqaruar dhe nuk më përgjigjet më. Ajo e di të vertetën, dhe duhet të flasi hapur për Edin tim

’Pa Gjurmë’ u lidh live me të dashurën e 33-vjecarit, e cila momentalisht ndodhet në Itali. Ajo tha se kontaktin e fundit me Eduardin e kishte patur më datë 27 tetor, ndërsa jep një version ndryshe të zhdukjes së tij. Elona deklaron për ’Pa Gjurmë’ se i dashuri i saj është zhdukur nga Zvicra dhe se në momentin që kanë qenë duke folur bashkë nëpërmjet messengerit ajo ka parë një person të paidentifikuar t’i afrohet.

Unë kam qenë e fundit që kam folur me Eduardin. Ne nuk jetonim bashkë kohët e fundit, ai ishte larguar nga mua. Ishte data 27 tetor dhe kemi qenë duke folur me kamera. Eduardi më kishte treguar se ndodhej në Zvicër, qytetin nuk e di. E pashë që po zbriste shkallët, ndërsa isha duke folur u shfaq një person që nuk e njihja. Sapo Eduardi hapi derën e një magazine, ky person që del papritur i merr telefonin nga dora dhe më pa në sy, më pas e fiku. Kjo gjë ka ndodhur në Zvicër dhe jo në Vlorë sikundër pretendon nëna e tij. Zonja Lume gënjen, se unë i kam treguar  që djalin e ka në Zvicër.  Nga ai moment unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më me  Eduardin

Eduart Koka u njoh me të dashurën e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa kishte nisur bashkëjetesën në qytetin bregdetar. Nëna ka bërë tashmë denoncimin në policinë e Vlorës e bindur se i biri ka humbur gjurmët nga ky qytet, si dhe ngre dyshime për të dashurën e djalit. Ajo i bën thirrje të tregojë të vërtetën, pasi një ditë para se të zhdukej Eduardi e mori nënën me numër shqiptar dhe i konfirmoi se ndodhej në Vlorë. Pas këtyre deklarimeve kontradiktore mbetet enigmë zhdukja e të riut Eduard Koka.d

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI MAKABËR NË FIER/ Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë mbërrijnë edhe në Berat, qytetarët firmosin peticionin
Previous article "CORRIERE DELLA SERA"/ Rama: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, tani varet nga BE, por nuk është çështje jetë a vdekje

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT