• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MBIJETUARI I VETËM I TRAGJEDISË/ I riu shqiptar rrëfen si humbi familjen nga aksidenti në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

I MBIJETUARI I VETËM I TRAGJEDISË/ I riu shqiptar rrëfen si humbi familjen nga aksidenti në Greqi

18 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik i familjes Zhuleku katër ditë më parë në Domokos të Greqisë ka rrëfyer momentet e renda për mediat greke.

17-vjeçari, i cili doli i gjallë nga makina e aksidentuar ku ndodhej bashkë me prinderit dhe motrën, tha për emisionin “Të vërtetat me Zinën” se ata po ktheheshin nga Shqipëria dhe një moment dëgjoi nënën dhe motrën e tij të bërtisnin dhe pastaj një përplasje të fortë, raporton abcnews.al.

Nga aksidenti vdiqën dy prindërit dhe vajza e tyre, kurse 17-vjeçari u nxorr nga makina me disa dëmtime të lehta.

“Po vinim nga Shqipëria dhe fillimisht ndaluam në Meteora. Pastaj u futëm në një rrugë dhe babai po udhëtonte me 60-80 km/h. Unë po shihja nga dritarja e makinës dhe dëgjova një bori, dhe pastaj mamin dhe motrën të bërtisnin. Nuk pata kohë të kthej kokën pasi u përplasëm. Pas nesh vinte xhaxhi dhe ai më nxorri nga makina. Pash familjen time dhe mendova që ishin pa ndjenja dhe do të përmendeshin më vonë, por në spital me thanë që i kisha humbur ata”, shprehet ai, raporton abcnews.al.

Më pas, i riu tregon se ku i ka marrë dëmtimet nga aksidenti.

“Kam thyer dorën dhe këmbën dhe do të më duhen tre operacione që të rikthehem në gjendjen e mëparshme. Në momentin e përplasjes mendova se u goditëm nga një makinë, por kishte qenë kamion. Mbaj mend që makina jonë rrëshkiti pak para përplasjes”, vijon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA NË LEZHË/ Qëlloi me armë gjahu në drejtim të fqinjit, vihet në pranga 64-vjeçari
Previous article "GRIDA SHKATËRROI FAMILJEN"/ Mero Baze ironizon Evi Kokalarin: Mjerë shoku Enver çfarë ka lënë pas në fis

s.autor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT