• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO BËHESH MILIONER”/ Si u arrestuan vajzat e Call Center-it në Shkodër: Gjithçka u organizua nga…
Home
Breaking News

“DO BËHESH MILIONER”/ Si u arrestuan vajzat e Call Center-it në Shkodër: Gjithçka u organizua nga…

18 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimeve të kryera, policia e Shkodrës ka zbardhur edhe skemën se si funksiononte puna në Call Center-in e Shkodrës, i cili sipas bluve mashtronte qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian duke ui telefonuar për t’i ftuar të investonin në gjoja bursa; kriptomonedha apo forex.

Gjithçka ishte organizuar nga një i ri me origjinë nga Polonia, i cili sëbashku me bashkëjetuesen kishin siguruar kontaktet e qytetarëve të BE-së që do të telefonoheshin. Po ashtu, polaku kishte edhe kontaktet për llogaritë bankare ku do të derdheshin fondet e personave që mashtroheshin për të mos lenë gjurmë.

Pasi u vendos në Shkodër, polaku punësoi disa të rinj duke filluar aktivitetin e tij një vit më parë. Gjatë kësaj periudhe, puna vijoi normalisht ku kryesisht gjermanë dhe spanjollë telefonoheshin nga punonjësit e këtij Call Center-i. të cilët i prezantoheshin si përfaqësues të brokerave të ndryshëm me vendnodhje në BE dhe iu thuhej se nëse investonin sipas këshillave të tyre do të bëheshin të pasur.

Pasi bindeshin, të mashtruarit dërgonin paratë në llogaritë bankare ku i thonin punonjësit e Call Center-it në Shkodër. Pasi dërgonin paratë, viktimat mbaheshin në kontakt nga punonjësit duke iu kërkuar të rrisnin investimin. Kjo gjë përsëritej vazhdimisht deri sa qytetari kuptonte se ishte mashtruar. Në këtë moment punonjësit e Call Center-it ndërprisnin çdo kontakt me të.

“Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimeve të kryera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor “North Forex”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe”, njoftoi policia.

Kjo skemë mashtrimi sipas policisë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. Ë., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë”, bëri me dije policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Austria vendosi të izolojë personat e pavaksinuar Presidenti i Kroacisë: Ky është fashizëm
Previous article GJUJTËN ME GURË USHTARËT POLAKË/ Rreth 100 emigrantë arrestohen pas përplasjeve në kufirin Poloni-Bjellorusi

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Motori përplaset me shtyllën, ndërron jetë 21-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Motori përplaset me shtyllën, ndërron jetë 21-vjeçari

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT