Si dihet tashmë, përpallatin e ndërtuar buzë detit, me lejen e ish kryebashkiakut socialist të Vlorës, dhe, të rrëzuar nga shefi i qeverisë socialiste, vjehrri i Lulzim Bashës do të marrë më shumë se 13 milion euro dëmshpërblim.
Qeveria kishte vendosur që pas 18 majit, e mbani mend atë marrëveshjen e natës, që, vjehrrit të zotit Basha, do i jepen 11 milion euro për pallatin e ngritur pa asnjë kriter, dhe që, këtë e dinë të gjithë,nuk ishin paratë e një ish ushtaraku të shkallës së ulët, si ishte vjehrri i bashës, as nga paratë që kishte kursyer nëna e tij, e Bashës, kur ishte sekretare e zevendesministrit të brendshëm, por të vetë atij, si një “mbetje” e vockël nga ajo që tepruan nga zhdukja e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit.
Strasburgu, gjykata e saj,e rriti dëmshpërbliminnë 13 milionë euro, ndoshta nga që avokatja e vjehrrit të bashës ishte po ajo që ky i fundit delegoi si avokate e popullit në marrëveshjen e 18 majit. Gjykata, duke paur prasysh se mbrojtësja e popullit po mbron dikë kundër qeverisë që e ka miratuar, e rriti shpërblimin dhe prej tyre, pra nga 13 milionë, vjehrri do të marrë 9.7milionë euro.Për të ja kaluar dhëndrrit….
E shikoni se sa paga të larta kanë pasur kapterrët e ushtrisë së dikurshme, kur bëhen edhe vjehërr të një ish ministri, që tri herë ministër, tri herë ka bërë gjëmat më të mëdha. si ministër i komunikacionit e rropi rrugën eKombit dhe e la në mes, si ministër i jashtëm e shiti detin për një puthje në Bakojanisit dhe, si ministër i brendshëm ishte bashkë urdhër dhënës për një vrasje të katër fishtë.
Qeverisë nuk iu drodh dora për 11 milionë euro dhe nuk do i dridhet edhe për 2 milionë më shumë.
Basha e fitoi tenderin me qeverinë.
më mundon pyetja
meqenëse ai dhe opozita e kanë akuzuar gjithnjë Edi Ramën se për çdo tender merr 20 për qind të vlerës, do i kalojë ai shefit të qeverisë 2.7 milionë eurot që i takojnë????
E shihni se si sillet rrethi: ngado që shkon është si ai vaji që gjithnjë derdhet në lakra…
Veçse lakrat kësaj here janë më shumë se 13 milionë euro….
me 27 maj Basha do të demonstrojë për varfërinë, korrupsionin, mjerimin. Këtë do ebëjë paradite. nga ora 12 deri në orën 16. Pastaj do të shkojë të numërojë 9.7 milionët e dhënë nga qeveria.
Dhe do të mendojë: cilin pallat tjetë do të më shembë ky Rama që të marr edhe një dorë tjetër milionëshe!
Pastaj, këtu jemi! E bëjmë edhe një dorë me 18 maj…!


