• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E MATËSVE/ Të gjithë kategoritë që NUK paguajnë. Mes tyre edhe pensionistët
Home
Sociale

SKEMA E MATËSVE/ Të gjithë kategoritë që NUK paguajnë. Mes tyre edhe pensionistët

13 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pensionistët kryefamiljarë, që nuk kanë anëtarë të familjes të punë- suar, familjet me ndihmë ekonomike dhe invalidët që nuk kanë sahate të ujit të pijshëm, do t’u vendoset falas.

Gazeta boton të plotë vendimin e qeverisë me kategoritë, që do të përfitojnë matës dhe kontrata të ujit të pijshëm falas.

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje nga Lezha, vendimin e qeverisë se shtresat në nevojë do të përfitojnë sahat falas dhe do të shpëtojnë nga faturat aforfe. Sahatet dhe kontratat e ujit do të vendosen falas.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për nevojën e madhe në infrastrukturën e ujësjellësve, por jemi po ashtu, të vetëdijshëm se krahas investimeve, duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit, ku bashkitë kanë një rol parësor. Sot, ne kemi miratuar edhe një vendim të rëndësishëm për subvencionimin nga shteti të kontratave dhe vendosjen falas të matësve të ujit për të gjitha familjet në nevojë.

Pra, është një masë brenda reformës dhe shkon në të njëjtin drejtim, siç kemi shkuar edhe në reformën e energjisë, ku pavarësisht se çfarë thuhet dhe çfarë vlon në kazanin e madh të medias, e vërteta është se ne financojmë çdo vit 16 milionë dollarë për të kompensuar atë pjesë të çmimit të energjisë të familjeve në nevojë, që u rrit nga heqja e fashës mbrojtëse 300 kilovatë.

Asnjë familje në nevojë nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Pjesën e rritjes, qysh në vitin e parë e financon qeveria e Shqipërisë, buxheti i shtetit. Kështu, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për ujin. Familjet në nevojë, përveçse do të marrin matësit pa pagesë, do të shpëtojnë nga barra e aforfeve, sipas tekave të faturistëve lokalë dhe njëkohësisht, do të mund të shërbehen më mirë sesa deri sot”, u shpreh Rama.

  • VENDIMI

Qeveria nis më 1 shkurt aksionin për ujin e pijshëm për instalimin e sahateve dhe ndërprerjet e lidhjeve të jashtëligjshme.

Vendimi i djeshëm, i miratuar nga qeveria, parashikon vendosjen e sahateve dhe pajisjen me një kontratë uji falas për familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike; familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; familjet, që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar; kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Kategoritë përfituese duhet të deklarojnë pranë ujësjellës-kanalizimeve, se nuk disponojnë një kontratë të lidhur ose nuk janë të pajisur me matës në banesë dhe kërkojnë të pajisen me to.

Ujësjellës-kanalizime kryen verifikimet përkatëse me listën që disponon të abonentëve ekzistues.

Subvencionimi i ujësjellëskanalizimeve, sh.a., të mbulohet nga bashkia përkatëse, në përputhje me dokumentacionin, që vërteton kontratën e lidhur dhe matësit e vendosur për kategoritë përfituese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhjet në FSHF, Rudi Vata: Futbolli ka nevojë për ndryshim absolut
Previous article BEDRI ISLAMI/ Qeveria, pallati dhe shefi i opozitës

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT