• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHERRI SALIANJI-BRAÇE/ Ja e vërteta e dosjes dhe si shitmendja e Rezart Taçit ushqen akoma politikën e PD-së
Home
Politikë

SHERRI SALIANJI-BRAÇE/ Ja e vërteta e dosjes dhe si shitmendja e Rezart Taçit ushqen akoma politikën e PD-së

16 November, 2021 s.autor Politikë

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike përdor burime ekuivoke për të ushqyer politikën e saj sulmuese, që pikërisht për këtë arsye, degjeneron në shpifje dhe bëhet e pabesueshme.

Rasti i fundit ndodhi sot në sallën e Kuvendit, ku Ervin Salianji (tashmë i dënuar edhe për shpifje për dosjen “Babale”) ka keqpërdorur një fragment të dosjes së Rezart Taçit mbi pastrimin e mbi 18 milionë euro të mafias siçiliane, për të sulmuar ish-zv/kryeministrin Erion Braçe.

Po çfarë ka ndodhur?

Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane. Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian, i cili ishte i shqetësuar mbi fatin e shumës mbi 18 milionë e 400 mijë euro të depozituar në Alpha Bank në Tiranë e që ishte bllokuar nga agjencia antiriciklim e Ministrisë së Financave dhe nga Spak që në fund të korrikut 2021.

Përgjimet janë përmendur në faqet 40 dhe 41 të dosjes, të cilat Report TV e disponon dhe i referohen një bisede që është bërë në datën 18 tetor 2021 midis Fabio Petruzella-s dhe bashkëjetueses së tij Marina. Gjatë bisedës telefonike Fabio fillimisht tregon që Rezart Taçi i ka garantuar që po bën gjithçka për të zhbllokuar ato para’: “Duke folur deri te kryeministri”, edhe se pastaj preçizon se “bëhet fjalë për zv/kryeministrin”. Këtu është gafa e parë e Salianjit, pasi me 18 tetor 2021 Erion Braçe nuk ishte më zv/kryeministër prej disa muajsh dhe në vendin e tij ndodhej Arben Ahmetaj, për të cilin Rezart Taçi mund t’i referohej. Por shitmendja e Taçit është e dukshme dhe e verifikueshme: Në fakt që nga 5 gushti 2021 SPAK-u kishte përfshirë në procedurën e sekuestrimit të shumës Prokurorinë e Palermos, pra asnjë autoritet shqiptar, as politik dhe as gjyqësor, nuk mund të kishte asnjë shans për të çliruar shumën e mbi 18 milionë e 400 mijë euro pa shkaktuar një skandal ndërkombëtar. Por jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas përgjimeve, Rezart Taçi do t’i kishte shpjeguar Fabio Petruzellës që po priste një zgjidhje nga “zv/kryeministri, nga i cili, Drejtori i Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave kërkonte rikonfirmimin në detyrë, në këmbim të masës për zhbllokimin e parave”. Në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e verifikueshme pasi jo vetëm Drejtori i Agjencisë kunder Riciklimit të parave nuk kishte më asnjë kompetencë mbi atë shumë, duke lajmëruar ndërkohë në mënyrë korrekte SPAK-un, por edhe mandati i tij nuk po skandonte. Në fakt që prej 2019, mandati i Drejtorit Antiriciklim është pa kufi.

Një tjetër gënjeshtër e përmendur nga Ervin Salianji është se në Dosjen e Rezart Taçit përmendet Ministri i Financës. Në 90 faqe që Report TV I ka lexuar, ministrja e Financave nuk përmendet asnjëherë, ndërkohë që në një tjetër shitmendje të Rezart Taçit, gjithmonë sipas Fabio Petruzella-s “ai (Taçi) po paguan gjithë ministrat”, për të liruar shumën. Gjë që nuk ka asnjë kuptim, pasi siç e kemi parë asnjë ministër nuk kishte dhe nuk ka asnjë kompetencë për të zhbllokuar një llogari bankare të sekuestruar nga prokuroria.

Do të mjaftonin këto verifikime të thjeshta për të shmangur gafën e radhës të Ervin Salianjit, i cili përaqëson sot një pjesë të Partisë Demokratike që pretendon të distancohet nga Sali Berisha dhe nga metoda e tij politike, por që në të vërtetë, vazhdojnë të ndjekin logjikën e denigrimit politik nëpërmjet shpifjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ LAZIOS/ Goditje për Allegrin, pëson dëmtim dhe rrezikon sfidën sulmuesi...
Previous article RIJETËSIMI I PIRAMIDËS SI QENDËR E INOVACIONIT/ Rama: Janë realizuar 30 % e punimeve

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT