• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIJETËSIMI I PIRAMIDËS SI QENDËR E INOVACIONIT/ Rama: Janë realizuar 30 % e punimeve
Home
Politikë

RIJETËSIMI I PIRAMIDËS SI QENDËR E INOVACIONIT/ Rama: Janë realizuar 30 % e punimeve

16 November, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Projekti për rijetësimin e piramidës dhe shndërrimin në një qendër inovacioni e teknologjie për të rinjtë, po merr formë nga ditë në ditë. Qendra e re, për të cilën janë realizuar tashmë 30 % të punimeve, është një projekt fantastik arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV, që do krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon.

Kryeministri Edi Rama ishte sot sërish në kantierin e hapur, së bashku me Kryetarin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve Michael Granoff për të parë nga afër ecurinë e projektit.

Kryetari i Bashkisë Veliaj shpjegoi punën e deritanishme dhe detajoi disa elemente të veçantë të arkitekturës.

“Mund të themi që 30% e punës është bërë. Arkitekti do të vijë sërish në fund të muajit për detajet përfundimtare, por kemi goxha punë për fasadën. Kemi marrë miratimin për të dhe për punimet për gjelbërimin si dhe disa nga ato detajimet që do bëhen brenda. Siç e shikoni, këto janë si lego, disa janë brenda, disa do të jenë anash ndërtesës. Këtu kemi dy kube, që pamja e tyre përfundimtare do të jetë si një kub. Pjesa tjetër do të jetë një auditor. Kështu që do të shihet ky gërshetim i shkallëve, por edhe i pjesës metalike në nivele të ndryshme aktivitetesh. Disa nga kutitë do të jenë këtu, disa brenda, e disa edhe në anë të ndërtesës.”- tregoi Kryebashkiaku Veliaj, i cili shtoi se pjesë e projektit do të jetë edhe një kinema, si dhe një auditor i madh.

Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida e transformuar, e cila do të jetë gati tetorin e ardhshëm me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI SALIANJI-BRAÇE/ Ja e vërteta e dosjes dhe si shitmendja e Rezart Taçit ushqen akoma politikën e PD-së
Previous article VIDEO EPIKE/ Telefoni i "merr mendjen", i riu bie në shatërvan dhe bëhet qull

s.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT