• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E TAÇIT/ Ku do shkonin milionat? Përgjimet: Rezarti është shumë i inatosur, ju betohem
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA E TAÇIT/ Ku do shkonin milionat? Përgjimet: Rezarti është shumë i inatosur, ju betohem

16 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

ABC News ka siguruar dosjen e plotë me rreth 100 faqe të anti-mafies Italiane që zbulon rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo.

Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën.

“Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong” thuhet në dosje.

Palët kishin edhe një tjetër plan. “Të dy ideuan mundësinë e përdorimit të një kompanie nafte të Taçit për të maskuar transferimin e parave në Singapor me një transaksion për blerje nafte.

Diçka që Cestagalli ia komunikoi menjëherë Petruzzellës, i cili u duk i gatshëm të ndiqte indikacionet që vinin nga brokeri zviceran dhe partneri i tij shqiptar” evidentohet në dosje.

Në përgjime palët dalin duke biseduar edhe për faktin që të mos i tërheqin të gjitha paratë, por të linin një pjesë që të mos binin në sy. “Ajo që bashkëpunëtorët ende nuk kishin menduar ishte nëse do të linin ose jo një shumë të vogël parash në llogari për të mos krijuar dyshime”.

Shuma e madhe e parave e Francesco Zummos do të kalonte në Shqipëri përmes emrit të Fabio Petruzellas, ekonomisti i bosit italian, i cili erdhi në Tiranë dhe u paraqit te sporteli i “Alpha Bank” i shoqëruar nga shqiptarët, kunati i Taçit, Artur Balla dhe truproja e tij Bledar Lilo.

Por në momentin që transferimi ngeci italiani komunikon disa herë me Rezart Taçin dhe Francesco Zummon i shqetësuar.

“Ju betohem për fëmijët e mi. Gjithçka është bërë, pse nuk transferohen ato? Dreq” është kapur nga përgjimet Petruzzella.

“Rezart (Taçi) është shumë i inatosur” shprehet më tej në një tjetër bisedë të regjistruar Fabio Petruzella.

“Shqipëria është vendi i gjërave më absurde në botë” thotë më tej e shqetësuar Marina Tizzi, pjesë e bizneseve të grupit italian.

E ndërsa Taçi është në kërkim dhe dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, prokuroria e posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve.

Hetuesit pritet ti kërkojnë informacion bankave të nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT HEKURUDHOR NË ATHINË/ Një i vdekur dhe dy të plagosur
Previous article TRONDITËSE/ Babai suedez qëllon me thikë dy fëmijët e mitur dhe i hedh nga dritarja

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT