Kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi në mbledhjene Kryesisë së Partisë Demokratike se në 18 dhjetor ndo të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, 1 javë pas atij të thirrur nga Sali Berisha me më shumë se 4200 firmat e delegatëve.
Por Basha është kundërshtuar nga 2 deputetët Albana Vokshi dhe Edi Paloka, të cilët i kanë kërkuar kryedemokratit të respektojë firmat e delegatëve.
“Mos dilni kundër vullnetit të anëtarësisë dhe firmavve që janë mbledhur”, mësohet të ketë thënë Paloka, ndërkohë q ëVokshi u shpreh se “vendimi që do të marrë kryesia është ilegjitim, sepse partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur”.
Ndërkohë, kundër të dyja palëve ka dalë deputeti Tomorr Alizoti, i cili ka këkruar bashkimin e partisë.


