• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA THIRRI KUVENDIN MË 18 DHJETOR/ Topalli: Do mblidhet në datën 11! Lulzimi gënjeu…
Home
Politikë

BASHA THIRRI KUVENDIN MË 18 DHJETOR/ Topalli: Do mblidhet në datën 11! Lulzimi gënjeu…

15 November, 2021 F.autor Politikë

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka reaguar pas njoftimit të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Topalli risolli bojkotin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019 dhe “rrenën” e kreut të PD-së, se më 13 tetor të po këtij viti do të kishte zgjedhje lokale.

Sipas saj, Kuvendi do të mblidhet më 11 dhjetor ashtu si dhe është njoftuar më herët dhe jo në datën që Basha bëri publike pak më parë, pasi ka qenë anëtarësia ajo që ka vendosur mbledhjen e këtij Kuvendi dhe do të përmbushet vullneti i shumicës së delegatëve.

Në përfundim të statusit të saj, ish-kryeparlamentarja shton se çdo mbledhje e bërë është ilegjitime dhe atëhere kur thërritet Kuvendi kryesia nuk ka më as kompetenca dhe as tager, prandaj dhe çdo spekulim tjetër është si “rrenat” e Bashës për zgjedhjet e 2019.

Statusi i plotë:

Lulzimi sot na kujtoi rrenen se do kete zgjedhje lokale me 13 Tetor 2019 meqe ai bojkotoi zgjedhjet lokale te  30 Qershorit te 2019!

Kur Kuvendi thirret nga anetaresia dhe depozitohen firmat e thirrjes se Kuvendit sipas statutit , ezaurohet cdo thirrje tjeter per Kuvend.

Njelloj si per zgjedhjet politike. Kur zgjedhjet parlamentare apo lokale thirren sipas Kushtetutes askush nuk mund t’i shtyje ata e te ndryshoje nismetaret.

E provoi ne zgjedhjet lokale, kur Lulezimi bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019.

Njelloj si sot, ai i tha demokrateve se  kishin fituar dhe se zgjedhjet do behen me 13 Tetor

2019.

Por sot nuk e beson me kush. Ai eshte vetem. Demokratet jane tek Foltorja.

Koha vertetoi se Lulzimi genjeu. Me 13 Tetor nuk ndodhi asgje. Nuk pati zgjedhje.

Komisioni i Venecias njohi zgjedhjet e 30 Qershorit ku Lulzimi nuk mori pjese, dhe hodhi poshte 13 Tetorin si te paligjshem.

Njelloj eshte me Kuvendin Kombetar.

Luli e Bojkotoi anetaresine e demokrateve ,sic bojkotoi me 30 qershor zgjedhjet lokale.

Por anetaresia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa lulzimin.

Dhe Kuvendi  sipas vullnetit te shumices se delegateve do mblidhet  me 11 Dhjetor.

Cdo spekullim tjeter eshte si rrena e Lulzimit se do kete zgjedhje lokale ale me 13 tetor

2 )Kur thirret Kuvendi , Kryesia nuk ka me as kompetenca as tager. Cdo mbledhje e saj eshte ilegjitime.

Cdo vendim i saj eshte nul.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRGJITHMONË..."/ Rudina Dembacaj zbulon a ka ndryshuar mbiemrin pas martesës me Mark Frrokun
Previous article BASHA SHPALLI DATEN E KUVENDIT/ Berisha thërret konferencë urgjente në 19:00

F.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT