• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Flet ish-ministri i Brendshëm: Haki Çako duhet të ishte larguar me kohë nga kreu Policisë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Flet ish-ministri i Brendshëm: Haki Çako duhet të ishte larguar me kohë nga kreu Policisë

13 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, ka folur për gjendjen aktuale të Policisë së Shtetit në këtë 105-vjetor të saj.

Demiraj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, është shprehur se 2017-a ka qenë vit i rëndësishëm kundër kanabizimit të vendit, por kjo edhe falë opozitës që ka denoncuar me emra.

Ish-ministri tha se largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, nga ministri Xhafaj ishte një veprim i mirë, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen e krimit në vend, shkruan BalkanWeb

Dritan Demiraj u shpreh në studio se policia e shtetit është e politizuar, pasi sipas tij që me ardhjen në pushtet të PS, janë larguar drejtuesit më të aftë që policia ka pasur.

“2017 ka qenë një vit i rëndësishëm në luftën kundër kanabizimit të vendit, kjo për shkak të presionit ndërkombëtar dhe të opozitës në këtë çështje, e cila me emra ka denoncuar raste të rëndësishme.

Përfshirja në trafikun e drogës është një njollë e zezë për policinë, por nuk mund të themi që policia nuk ka punuar mirë.

Kemi arritje pozitive në kapjen e individëve kriminalë, por situata e vendit është larg asaj që kërkohet si një vend që kërkon të jetë pjesë e familjes europiane.

Mospasja e një drejtori të ri të emëruar, krijohet rasti që grupet kriminale të veprojnë më me liri. Përshëndes veprimin e Xhafës për largimin e Haki Çakos.

Pavarësisht se unë kam pasur një bashkëpunim me z. Çako, ishte koha për një ndryshim. Sepse ai ishte përgjegjës për këtë situatë që ka kaluar Shqipëria. Policia e shtetit është e politizuar.

Kjo nuk ka diskutim se që në javën e parë që PS mori drejtimin, largoi nga detyra personat e drejtuesit më të aftë të policisë.

U larguan rreth 900 punonjës, që sot kanë fituar gjyqet e nuk janë kthyer në punë,” tha Demiraj.

Për ministrin Xhafaj, Demiraj tha se suksesi i tij i parë ishte largimi i Çakos.

“Xhafaj ka pasur një pengesë të madhe për largimin e tij, se nuk mund të mbash në drejtim të policisë dikë në kohën e të cilit ka lulëzuar kanabisi. Xhafaj nuk mund ta bëjë këtë punë vetëm, duhet të bashkojë e gjithë qeveria dhe opozita, e shoqëria civile sëbashku. Duhet ta mbrojmë policinë e shtetit,” tha Demiraj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kukësi shkëlqen në miqësore, i jep leksion Fenerbahçes
Previous article Atletico Madrid s’dorëzohet, mban hapur kampionatin

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT