Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka dhunuar shtazërisht bashkëshorten e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në praninë e fëmijëve të mitur të çiftit, teksa gruaja ka pësuar dëmtime në kokë e trup.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, ku ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.


