Bankomati i një banke të nivelit të dytë në rrugën e Dajtit është dëmtuar nga një person ende i paidentifikuar.
Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 bëjnë me dije se rreth orës 17:00, në rrugën e Dajtit, te bankomati i një filiali, një klient i pa identifikuar, ka shkuar për të tërhequr lekë dhe pasi bankomati ka qenë jashtë funksionit, ka thyer xhamin e bankomatit.
Blutë thanë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili akuzohet për vepra të parashikuara nga Neni 150 i Kodit Penal.


