• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FIRMAT NË PD/ Ngjela: Janë nul, kuvendi nuk do mblidhet. Basha të bëjë denoncim në SPAK
Home
Politikë

FIRMAT NË PD/ Ngjela: Janë nul, kuvendi nuk do mblidhet. Basha të bëjë denoncim në SPAK

11 November, 2021 F.autor Politikë

Avokati Spartak Ngjela gjatë një interviste në “News24” deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është figurë anti-historike dhe se sipas tij synon destabilizimin e vendit.

Për Ngjelën firmat janë të pavlefshme dhe se sipas tij vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

“Të gjitha ata që merren me këtë janë falsifikator. Saliu e ka parim, vetëm gënjen. Këtu ka procedurë dhe ajo është statusi i partisë. Nëse nuk ecet sipas statutit të gjithë veprimet e tjera janë të pavlefshme. Përse nuk e dorëzojnë sipas statusit që kryesia të shikojë firmat të mbledhë Kuvendin? Sepse ato janë falco. Thonë se do të nxjerrin Komision, kë komision? Kjo që dëgjova është turp e dija që kështu do  të ndodhte. Ne po e shohim si komedi ndërsa ata e ndjejnë si tragjedi”, tha Ngjela.

Gjatë intervistës, Ngjela theksoi se nëse nuk respektohet statuti atëherë çdo veprim është i pavlefshëm.

Sipas Ngjelës Kuvendi nuk do të mblidhet më 11 dhjetor, ndërsa thekson se do të shohim një komedi me këtë situatë.

Gjithashtu ai sugjeroi që kreu i PD-së Lulzim Basha të bëjë kallëzim në SPAK , pasi sipas tij firmat janë false dhe kjo është një vepër penale.

Pjesë nga intervista:

Kujtojmë se deklaruan se kush ka kuriozitet për të parë firmat lë të vijë në zyrën e z. Ndoka?

Ngjela: E shikoni që ky është shteti që ndërtoi Saliu…Pa dokumente, pa ligje , vetëm përpara me dy gishta…janë të gjithë gënjeshtarë.

Ngjela: Është figurë anti-historike e PD. Do ta dëgjoni sa ti dalin provat nga Uashingtoni dhe nuk po e lejon partinë të ngjitet drejt perëndimit. Nëse nuk paraqesin firmat brenda statutit është nul gjithçka…por po të isha unë kryetar partie do bëja denoncim në SPAK. Kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat dhe kjo është vepër penale, por e ka kryetari i partisë në dorë. Do ta çojë apo jo në SPAK. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.

I sugjeroni Bashës të denoncojë në SPAK Berishën për falsifikim?

Ngjela: Padi penale në SPAK dhe ka marrë fund ajo. Nëse firmat janë false atëherë është korrupsion. Vetëm forca e ligjit rregullon sistemin.

Parashikoni se do të mbahet Kuvendi në 11 dhjetor?

Ngjela: Unë ju thashë se është komedi. Kuvendi nuk do të mblidhet. Nëse futet Rama në këtë mes atëherë kemi  një nivel të ulët politik. Nuk është politikë kjo. S’ka lidhje Rama këtu.

Berisha duket i vendosur për  të mbajtur Kuvendin Kombëtar me 11 dhjetor? Padia do ta frenonte?

Ngjela: Kjo padi e frenon, por problemi është se ai e di statutin dhe pse nuk e pranon. Por këtu ka forca amerikane, këtë e di mirë Saliu…

E keni ndjekur se ambasadorja amerikane Yuri Kim disa orë përpara se Berisha të mbante mbledhjen deklaroi se nëse nuk bashkëpunon, SHBA nuk do të pranojë një person non-grata. Si e shikoni këtë histori?

Ngjela: Gënjeshtër. Si del ambasadorja amerikane dhe flet në kokën e vet. Problemi qëndron që ata do të bëjnë një forum kot. Është një veprim i pavlefshëm. Me një letër që kërkon Basha, me një denoncim që i bën  dhe mbyllet kjo histori. Berisha nuk ka dalë për të ndërruar kryetarin, do të bëjë sikur që të bëjë destabilizimin e Shqipërisë. E mbani mend çadrën, destabilizim e kishte. Kanë ardhur këtu oficerë rus , e pe si e morën për rreckash dhe e çuan në parlament , por ky nuk zë mend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINOVIM OSE LARGIM/ Zbulohet ultimatumi i Interit për titullarin. PSG dhe Atletico “fërkojnë duart”, ja emri...
Previous article ZYRTARE/ Gerard me aventurë të re, prezantohet si trajneri i ri i klubit të Premier League...

F.autor

Postime të ngjashme

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj Politikë

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT