Nëse keni ndërmend të bëni ndonjë plan fundjave, bëjini sot sepse moti nuk ju premton më asgjë ditët në vazhdim.
Pas ditës së sotme (e shtunë), do të na duhet t’i harrojmë ditët me diell dhe temperatura normale. Duke nisur që nga dita e diel, temperaturat do të vijnë në rënie, shoqëruar nga rreshje shiu dhe borë në zonat më të thella.
Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rreshjet e shiut do të vazhdojnë përgjatë gjithë javës së ardhshme.


