• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK KA DËSHMITAR/ A po shkon Dritan Rexhepi drejt pafajësisë? Zbulohet dosja e Ekuadorit
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK KA DËSHMITAR/ A po shkon Dritan Rexhepi drejt pafajësisë? Zbulohet dosja e Ekuadorit

11 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kush është Dritan Rexhepi dhe çfarë e ka bërë atë një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia këto 20 vite? Rexhepi ndodhet i izoluar në burgun e Sigurisë së Lartë në Latacunga të Ekuadorit prej 2014 ës, ku po vuan një dënim prej 13 vitesh burg për trafik droge. Emri i tij gjendet në kartelat e policisë prej vitit 1999, kur u akuzua për vrasjen me pagesë të policit Durim Kasmi nga Kruja dhe një personi të rastësishëm. Dyshohet se krimi u porosit nga anëtari i bandës së Niklës, Shkëlqim Haka. Dritan Rexhepi u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burg. Ai nuk e ka pranuar kurrë autorësinë e krimit. Gjykata Kushtetuese ka vendosur rigjykimin e çështjes dhe ujrat po lëvizin në favor të Rexhepit.

“U punua fortë nga krimet e rënda që siguruan një dëshmitar të penduar që kishte ndihmuar, dhe ishte penduar. Por cfarë ndodhi, me kalimin e kohës ai dëshmitari u tërhoq. Një tjetër mik i Dritanit, apo i panjohur që bëri vrasje në të njëjtën linjë dhe si Dritani dhe si akuza për Dritanin është i lirë tani pasi u tërhoq plaku. Dritani po ti hyjë me themel gjykimit të tij në Shiqpëri ka të ngjarë del i pafajshëm sepse nuk ka më dëshmitar”, u shpreh Ferdinand Dervishi.

Ngjarja e atëhershme i dha autoritetet Rexhepit në botën e errët, që veç të tjerash, njihet si mjeshtër i arrative nga burgjet. Për herë të parë, ai u arrestua në Tiranë, në vitin 2006 në një prej hoteleve më luksoze me një armë tip pistoletë pa leje. Rexhepi u transferua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Durrës, që kishte në juridiksion zonën e Krujës, aty ku ndodhi vrasja e policit Kasmi.

“E marrin në pyetje, mbarojnë punë, e mbyllin derën, një zyrë e thjeshtë. Shkëmbehen duke dalë këta me dy funskionarë të policisë që bënin punën e marrdhënieve me median, e vënë atë pas murit, e fotografojnë se do ia shëprndanin mediave, dalin dhe e mbyllin derën me celës. Menjëherë pas tyre edhe pse dera kycur ai mundi ta hapë ka marë një dosje, e ka future në sqetull i ka thënë policit mbaruan ata zotërinjtë me mua, madje i tha më trego rrugën tani nga të dal dhe ka ikur”, u shpreh Ferdinand Dervishi.

Rexhepi do të arrestohej në vitin 2008 në Holandë për llogari të drejtësisë italiane në lidhje me një dënim për trafik droge. Në vitin 2011 ai arratiset edhe nga burgu i Voghera-s në Itali. Pas disa muajsh arrestohet në Spanjë si anëtar i një bande të dyshuar për grabitjen e një banke në Barcelonë. Ai nuk u mbajt shumë në qeli atje, por autoritete spanjolle vendosën ta ekstradojnë në Belgjikë ku kërkohej për disa krime të rënda. Rexhepi do të arratisej sërish nga burgu i Antverpit. Ai u shndërrua ndër 10 më të kërkuarit e Interpolit.

“Di të them që nëse Altin Dardha ishte mjeshtër i shpëtimit nga pusi, ky i bie të jetë një tjetër nivel, mjeshtër i arratisjeve nga burgjet”, u shpreh Ferdinand Dervishi./ top story-tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË TIRANË/ Dëshmitarët: Brenda njërës prej makinave u gjet armë (FOTOT)
Previous article VËMËNDJE/ 5 mënyra për ta mbajtur shtëpinë ngrohtë gjatë dimrit pa shpenzuar energji

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT