• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mercenarët rusë po armatosin separatistët serbë në Bosnjë. Si po tentojnë ta destabilizojnë Ballkanin
Home
Nderkombetare

Mercenarët rusë po armatosin separatistët serbë në Bosnjë. Si po tentojnë ta destabilizojnë Ballkanin

13 January, 2018 Ina.Autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Mercenarë rusë po kontribuojnë në krijimin e një njësie paramilitare të serbëve që jetojnë në territorin e Bosnjë-Hercegovinës me qëllim krijimin e një lufte separatiste që do të krijonte sërish destabilitet në rajonin e brishtë dhe plot me konflikte etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë informacion e ka shpërndarë gazeta “Zurnal” në Sarajevë dhe u konfirmua nga vetë Ministri i Sigurisë të shtetit të ndarë në dy pjesë, mes boshnjakëve myslimanë dhe serbëve ortodoksë. Ministri Dragan Mektiç është shprehur se inteligjenca boshnjake ka disa kohë që është vënë në dijeni të prezencës dhe operacioneve të këtij grupi. Ky lajm vjen në një kohë kur duket se NATO do të shtojë prezencën e saj në rajon me një anëtarësim eventual të Shkupit, pas zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë dhe pas hyrjes së Malit të Zi vitin e kaluar që u shoqërua me tensione të brendshme dhe komplote për grusht shteti.

Ditën e enjte lideri i serbëve të Bosnjës i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste dhe radikale kryesoi një paradë ushtarake në Banja Luka, një veprim që është kundër kushtetutës së Bosnjë-Herecegovinës. Sipas raportimit të “Zurnal”, njësia paramilitare e stërvitur nga mercenarë rusë emërtohet “Nderi i Serbisë” dhe përbëhet kryesisht nga njerëz të rekrutuar prej botës kriminale serbe. Në shkrimin e gazetës të Sarajevës shfaqen edhe disa foto të disa prej ushtarëve që po stërviten në territorin gjysmë-autonom të Banja Luka-s në zonën e njohur si “Republika Serbe”.

Bosnja është një shtet që zyrtarisht aspiron anëtarësimin në NATO, por opozita e përhershme dhe shumë e ashpër serbe e bën pothuajse të pamundur realizimin e këtij vizioni për Sarajevën.

Edhe ditën e djeshme, Presidenti i Komisionit europian Jean Claude Juncker paralajmëroi se për Ballkanin Perëndimor nuk ka rrugë tjetër, përveç integrimit për shkak se rrezikohet nga pasiguria dhe konflikti. Në bazë të çdo indikatori rreziku rus për Ballkanin është tashmë një fakt.

TiranaPost

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet blerja e Barçës: Kur mu afrua Messi mu...
Previous article "Nuk kam video pornografike, dhe nuk bëj seks me shqiptarë", Sara vajza e Emës deklarata një pas një

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT