• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas shpërthimit në Shkodër, deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Ismail Qemali do ndihej i turpëruar…
Home
Shqipëri

Pas shpërthimit në Shkodër, deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Ismail Qemali do ndihej i turpëruar…

13 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagoi pak pas lajmit i cili tronditi qytetin e Shkodrës, ku shpërthimi i një tritoli plagosi disa persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Kjo ngjarje, thotë Strazimiri ndodhi pak minuta përpara se Rama të rradhiste “sukseset e tij në policinë e shtetit”.

Në një status në FB, Strazimiri rendit fakte të cilat sipas tij “fundosin” mashtrimet e Ramës në 105 vjetorin e Policisë së Shtetit.

POSTIMI I PLOTE:

Për turpin e tij, vetëm pak minuta pasi Shkodra u trondit nga shpërthimi i tritolit, Edi Rama flet për suksese të policisë së tij.
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është në hetim për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës, madje kërkohet ndihmë deri dhe nga FBI. Ministri aktual Fatmir Xhafa, është vëllai i një të kërkuari ndërkombëtarë për trafik droge.
Katër drejtues policie janë në kërkim, 128 të tjerë të raportuar nga shërbimet për trafik droge.
Për herë të parë mediat ndërkombëtare tregonin se si ndaheshin paratë e drogës mes kultivuesve dhe policisë.
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, drejtues të policisë, ngarkonin hashashin që trafikohej në Europë.
Për herë të parë në histori, në Policinë e Shtetit, kanë veshur uniformën trafikantë droge dhe kriminelë.
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, drejtues të lartë të policisë, fshihnin urdhërarrestet ndërkombëtare për “shokët e Edit”.
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kreu i organizatës më të madhe kriminalo – mafioze është kryeministri i vendit Edi Rama.

E meqënëse i ka pasion raportet ndërkombëtare, “shoku I Visit” që ndyu sot festën e policisë, mjafton të shohë çfarë shkruan CIA në përditësimin më të fundit.

“Është zgjeruar prodhimi i kanabisit,

Shqipëria rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut dhe opiumin nga veriperëndimi i Azisë.

Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëve”.

Ndërkohë, Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin e vitit 2017 për Shqipërinë, ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend.

Raporti i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave, që i referohet periudhës 2016-2017, thotë se, kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit në fillim të ketij viti, thotë se: “Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar. Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për tregun Europian. Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane. Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën. Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri. Dhe së fundmi, EUROPOL-i thotë se, tregu i drogës në Bashkimin Europian, është 24 miliardë euro dhe se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimit të parave dhe trafiku i drogës është rritur.

Ismail Qemali, do të ndihej i turpëruar kush mban postin e kryeministrit të këtij vendi dhe se si i referohet fjalëve të tij, ai që shkaterroi çdo vlerë morale dhe profesionale në Policinë e Shtetit e që po kalb këtë shoqëri me shembujt që promovon…si vetvetja!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea lëshon pikë serish, barazon me Leicester Cityn në shtëpi
Previous article INTERVISTA/ Mjeku Arqile Gjikondi: 20 përqind e meshkujve janë impotentë. Shkaqet dhe kurimi i saj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

"AJO ËSHTË PRONË E GRABITUR"/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, nuk është puna ime... Politikë

"AJO ËSHTË PRONË E GRABITUR"/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, nuk është puna ime...

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT