• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RINDËRTIMI I SKEMËS/ Si u rrëmbye dhe u ekzekutua 43-vjeçari Ruzhdi Hoxha nga miku i tij Fredi Rrushi
Home
Breaking News

RINDËRTIMI I SKEMËS/ Si u rrëmbye dhe u ekzekutua 43-vjeçari Ruzhdi Hoxha nga miku i tij Fredi Rrushi

9 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur ende hetuesit s’kanë përcaktuar qartë shkakun e vrasjes së Ruzhdi Hoxhës dhe makina e krimit nuk është gjetur, Report Tv ka rindërtuar skemën e ngjarjes nga momenti i rrëmbimit të 43-vjeçarit deri në ekzekutimin e tij orëve të para të mëngjesit më 21 tetor në Qafë-Mollë.

Ruzhdi Hoxha u filmua nga kamerat në autostradën Tiranë-Durrës, në një lokal. Ora 23:00 e datës 20 tetor ai është duke pirë birra me 3 persona të tjerë. Pak minuta më vonë, bashkë me Fredi Rrushin dhe dy të tjerët hipën në“Passat” dhe iu drejtuan zonës së njohur si “Treshi” përmes rrugës “Gjergj Legisi” në Laprakë. Në këtë vend, dy vetë dalin nga makina kurse Rrushi dhe Hoxha vazhdojnë udhëtimin bashkë.

Hetuesit, përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe qelizave telefonike, identifikuan rrugën që ndoqi mjeti deri në fund.

Nga rruga “Gjergj Legisi”, “Passati” ka hyrë në Tiranë, edhe është kapur nga kamerat tek Spitali i Traumës me drejtim për në Kinostudio, dhe më pas ka përfunduar në zonën e Freskut. Nga aty, makina është ngjitur rrugës për në Dajt në drejtim të Qafë Mollës. Ka  ndaluar në një territor të thyer dhe 500 metra në vijë ajrore me Qafë Mollën.

Referuar dosjes hetimore, deri në pikën e fundit ku dyshohet se u ekzekutua biznesmeni, në makinë ishin vetëm Fredi Rrushi dhe Ruzhdi Hoxha. Në këtë pikë Hoxha u qëllua dy herë, një plumb në qafë dhe një në gjoks. Më pas trupi u i tij u hodh në humnerë. Në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës u gjet i mbuluar më gurë dhe në të gjithë rrëpirën që ka përshkuar trupi u gjetën njolla gjaku.

Pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve para dhe pas Malit të Dajtit tregojnë se në ngjitje, në makinë ishin dy persona, kurse në kthim, vetëm një. Pamjet nuk shquajnë në mënyrë konçize fytyrat e personave.

Referuar përsëri dosjes hetimore, në kthim, dyshohet se Fredi Rrushi ka hedhur celularin e biznesmenit në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Celulari që u gjet dhe u shit nga një taksist ndihmoi hetuesit të shkojnë në gjurmët e 43-vjeçarit Hoxha. Qelizat telefonike të dy celularëve, viktimës dhe autorit të dyshuar kanë përputhshmëri të një lokacioni të njëjtë nga ora 23:00 të datës 20 tetor, deri rreth orës 02:45 të datës 21 tetor, hark kohor që dyshohet se ka mjaftuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Ruzhdi Hoxhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPTA" PUBLIKON LISTËN/ Ja "TOP 10" lojtarët më “të këqinj” të 12 javëve të para në Serie A...
Previous article NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë, Juventus gati të marrë vendimin drastik

F.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT