• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT/ Misteri i makinës “Passat”. Pajtim Rrushi: Isha i dehur, nuk e mbaj mend ku e lashë
Home
Breaking News

VRASJA E BIZNESMENIT/ Misteri i makinës “Passat”. Pajtim Rrushi: Isha i dehur, nuk e mbaj mend ku e lashë

9 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mjeti tip “Pasat” me të cilën lëvizte biznesmeni Ruzhdi Hoxha dhe autori i dyshuar, shoku i tij Fredi Rrushi, ishte marrë nga ky i fundit në përdorim për dy vite.

Makinën ai e kishte marrë me kontratë noteriale tek një miku i tij. Pikërisht në këtë mjet, hetuesit dyshojnë se është vrarë edhe biznesmeni 43 vjeçar dhe për të humbur gjurmët makina është zhdukur. Grupi hetimor është i bindur se aty ka prova të rëndësishme për hetimin.

Por si ra policia në gjurmët e mjetit, që çoi më pas në zbulimin e lëvizjes së tij drejt zonës së Dajtit, ku biznsemeni u gjet i hedhur në greminë i pajetë?

Rrushi i tha policisë se bëhej fjalë për një mjet Passat, por nuk i mbante mend targën. Rezultoi se ai kishte shkuar në komisarit me një shokun e tij. Ky i fundit ka deklaruar se mjetin “Pasat”  ia kishte çuar Pajtim Rrushit, vëllait të Fredi Rrushit. Dyshohet se Pajtimi e ka fshehur makinën. Para hetuesve Pajtimi ka dëshmuar se nuk e mbante mend ku e kishte lënë për shkak se ishte i dehur.

Makina u identifikua nga kamerat e sigurisë, në lokalin në autostradë ku Fredi Rrushi dhe Ruzhdi Hoxha kishin pirë kafe, para se të shkonin drejt Dajtit.

Pak ditë para se të gjendej trupi i pajetë i biznesmenit, policia shkoi në këtë zonë për të kontrolluar, pasi hetuesit kishin marrë informacione se Fredi Rrushi zotëronte një ambient që mbante bletët. Por aty gjetën parcelë me drogë dhe dy punonjësit, të cilët përdornin mjetin e Pajtim Rrushit.

Dy vëllezërit, Fredi dhe Pajtim Rrushi do të dalin para gjykatës për caktim masës së sigurisë. Fredi Rrushi si autori kryesor i vrasjes, ndërsa vëllai i tij Pajtimi si bashkëpunëtor në krim dhe person që ka fshehur makinën. Si pistë kryesore, grupi hetimor ka atë të konflikteve për çështje borxhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIQET ME INTERES NGA MILAN/ Talenti francez si "kuqezi": Kur të thërret një legjendë si Maldini…
Previous article EMRI DHE DETAJE/ Zhduket 77-vjeçarja në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT