• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË PD/ Ngjela paralajmëron veprën penale të Berishës me firmat për Kuvendin
Home
Politikë

SITUATA NË PD/ Ngjela paralajmëron veprën penale të Berishës me firmat për Kuvendin

9 November, 2021 F.autor Politikë

Avokati Spartak Ngjela, foli në rubrikën “Opinion” në “News24” për debatet e brendshme politike, ndërsa u ndal edhe tek foltoret e organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë bisedës, Ngjela tha se ‘foltoret’ po organizohen për të rrëzuar Bashën, duke sqaruar se kjo nuk bëhet pa një mocion mosbesimi.

Avokati tha se kreu i PD-së Lulzim Basha tashmë ka një përkrahje amerikane.

Po ashtu theksoi se i gjithë problemi qëndron në faktin se, Sali Berisha nuk mund të kthehet dot në Partinë Demokratike sepse rrezikon aleancën me Amerikën.

“Në Kuvendin Kombëtar të tyre janë deputetët, në të gjithë atë grup që kanë ata mund të jenë edhe 6 mijë veta. Si sistem e njoh.. Duhen 25% e forumit. ¼ e delegatëve sepse delegatët janë permanent. Pra i duhen rreth 700-800 firma. Vështirësia qëndron në faktin se nuk mund ti falsifikosh, por stafi i Saliut është falsifikator i gjithë. Ajo ¼ duhet ti ketë firmat me akt noterial. Këta shprehen se do të rrëzojnë kryetarin, ka një ngërç që mund ta zgjidhin gjykatat e mëdha. Pra nuk mund të rrëzosh dot një kryetar që është zgjedh një njeri një votë në një forum. Pastaj dëgjova që forumi i tyre është shumë i madh. Po kryetarin kush ua rrëzoi Rroc Noku? Duhet mocion mosbesimi me firma të kontrolluara, unë ngre pyetjen se si do ti bëjnë? Në Kuvendin Kombëtar janë edhe 58 deputetë janë gjithë kryetarët e partive të degëve”, tha ai.

Gjatë intervistës, avokat Ngjela tha se rrëzimi i kryedemokratit Basha është i vështirë, pasi sipas tij segmente të caktuara i ka emëruar vetë Basha.

“Nëse të gjithë mbështetësit e Bashës nuk shkojnë në Kuvend atëherë mbaron e gjithë loja. Gjithë vështirësia nuk është bërë për të mbrojtur Bashën, por është një sistem juridik. Pra rrëzimi i tij është shumë i vështirë sepse segmente të caktuara të tyre i ka emëruar ai. Derisa të bëjnë mocionin nuk flasim dot.

-A rrezikojmë të kemi institucione paralele?

Ngjela: Nuk ka institucione paralele. Statuti nuk pranon institucione paralele. Është person juridik Partia Demokratike. Rrëzimi i kryetarit nuk mund të fillojë pa një mocion mosbesimi 50+1. Përqindja e rrezikut që të rrëzohet Basha sipas kalkulimit tim e ka 25%. Nëse nuk mbledhin 25% firma të forumit kombëtar, nuk çelet Kongresi. Nëse firmat nuk janë me akt noterial, janë të falsifikuara atëherë kemi vepër penale.

-Si e shihni aksionin e ish-kryeministrit Berisha pavarësisht shpalljes non-grata?Mesazhet e SHBA-së duhet të ishin më të forta?

Ngjela: Ai thotë foltore. Atyre nuk ia lë sistemi individual. Nuk mund ti heqin fjalën. Këtu flitet se çfarë do të realizojnë foltoret. Duhet të kishte një investigim, por gazetaria ka heshtur…Vështirësia është tek votomi. SHBA nuk e pranojnë politikisht Sali Berishën sepse ka korrupsion dhe ka bërë vepra të tjera penale që mund të shkojnë ndërkombëtarisht, kaq dimë për këtë. Kemi edhe përjashtimin nga Basha që tha kam parë provat dhe jam tmerruar. Ne nuk i dimë provat. Tani akti administrativ i Blinken ka marrë formën e prerë. Berisha se ka ankimuar vendimin e DASH, kjo është pranim fajësie. Doli një lajm që akti administrativ që ka nxjerr Saliu non-grata ka shkuar në Kongres të votohet, deri tani është sekret shtetëror.

-Përse është i rrezikuar Berisha?

Ngjela: Sepse mund të rrisë tensionin në Shqipëri për ato që do të paraqesë në Kongres politika Amerika. Këtu nuk është vetëm PD. PD është vetëm një segment është i gjithë opinioni publik. Nuk dihet çfarë ndodh.

-Ka rrezik për arrestime?

Ngjela: Arresti është gjë e rëndë. Problemi është nëse korrupsioni do të goditet në të dy krahët apo vetëm në një krah.

Së fundmi Ngjela tha se akti që ndërmori Basha për përjashtimin e Berishës do të akumulojë hap pas hapi forcë politike.

“Unë shoh që bazën e ka të vetën…Dosja e Saliut është sekret dhe fakti që është sekret nuk mund ta diskutojë askush”, tha ndër të tjera ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTËRORI 2022/ Përflitet se do të mungojë kundër Anglisë, ja e vërteta për Armando Brojën
Previous article NDRYSHIME TEK LISTA E KOMBËTARES U-21/ Dëmtohet Tedi Cara, vendin e tij e zë një tjetër lojtar i Partizanit

F.autor

Postime të ngjashme

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT