• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBIMI I 3 VJEÇARES/ Flet ish-e dashura shqiptare e të dyshuarit kryesor
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËMBIMI I 3 VJEÇARES/ Flet ish-e dashura shqiptare e të dyshuarit kryesor

7 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-e dashura e Christian Brueckner, të dyshuarit kryesor për zhdukjen e Madeleine McCann nga një vendpushimi portugez, ka rrëfyer se ai pranoi të ketë qenë afër aparatamentit të të miturës kur ajo u zhduk.

Nakscije Miftari tregoi në një intervistë për Daily Mail, se ish-i dashuri i saj heshti kur kjo temë u përmend mes miqsh gjatë një feste në vitin 2014.

Prokurorët gjermanë janë të bindur se Brueckner, 44 vjeç, rrëmbeu Madeleine, atëherë tre vjeç, nga resorti Ocean Club në Praia da Luz më 3 maj 2007, por po luftojnë për të mbledhur prova të mjaftueshme për të ngritur akuza.

Mbaj mend që ai nuk iu përgjigj pyetjes. Pasi miqtë u larguan, e pyeta për Maddie pasi nuk dija asgjë për të. E pyeta për këtë dhe ai tha: E di për Maddie, unë isha afër hotelit në atë kohë. Jetoja në atë zone. Nuk do të them asgjë më shumë. Unë nuk jam një djalë budalla, unë jam një biznesmen.” tregoi Miftari.

Dëshmia dramatike e zonjës Miftari, të cilën ajo e ka ndarë tashmë me policinë gjermane, është e para në të cilën Brueckner thuhet se ka rrëfyer të ishte në vendin e krimit.

Nakscije Miftari, 25 vjeç, tregoi se sa e tmerruar ishte nga dhuna, kontrolli i Brueckner-it dhe nga zbulimi i interesit të tij mbi pornografinë e fëmijëve me vajza të reja bjonde. Ajo ishte vetëm 17 vjeç në vitin 2013 kur takoi pronarin, në dukje simpatik dhe bujar të një dyqani kioskash në Braunschëeig, ku kishte shkuar për të blerë ëmbëlsira.

“Herën e parë që e pashë, ai po qëndronte në në celularin e tij në kioskë. Ai hoqi telefonin dhe tha: Përshëndetje zonjë, si mund t’ju ndihmoj? U habita pasi askush më parë nuk më quajti zonjë. Ai më kërkoi të hidhja një sy dhe të zgjidhja atë që doja. Pastaj, kur e pyeta se sa duhet të paguaja, ai tha: Asgjë, një zonjë nuk duhet të paguajë në kioskën time,” tha Miftari.

Pavarësisht se ajo ishte më pak se gjysma e moshës së Brueckner-it, ata filluan të takoheshin dhe Miftari madje mendoi të martohej me të. Por rreth një vit më pas në lidhjen e tyre, ajo gjeti pornografi me fëmijë në celularin dhe laptopin e tij, në pjesën më të madhe të saj shfaqeshin vajza bjonde. Brueckner ishte në disa nga videot. Kur ajo u përball me të, Brueckner filloi një sulm të egër ndaj saj.

“E pyeta për videot dhe fotot dhe atëherë ai më goditi me grusht. Unë rashë nga shkallët dhe isha pa ndjenja për rreth dhjetë minuta,” tha ajo.

Miftari dhe nëna e saj raportuan sulmin në polici dhe oficerët bastisën banesën, duke rikuperuar pajisje elektronike të cilat më vonë u zbuluan se përmbanin 391 fotografi pornografike të fëmijëve dhe 68 video, duke përfshirë imazhet e Brueckner duke abuzuar me vajzën pesëvjeçare të një prej të dashurave të tij të mëparshme.

Duke injoruar lutjet e nënës së saj, Miftari, një muslimane gjermane me origjinë nga Kosova, mbeti në kontakt me Brueckner edhe kur ai iku në Portugali. Ai u kthye përfundimisht në Gjermani me një urdhër-arresti evropian në vitin 2017 dhe më vonë u dënua me 15 muaj burg për abuzim me pesë vjeçaren. Policia gjermane njoftoi në mënyrë dramatike se ai ishte i dyshuari kryesor në rastin Madeleine në qershor 2020, ndërsa ai ishte ende duke vuajtur dënimin.

Madeleine u zhduk nga apartamenti i pushimeve të familjes së saj ndërsa prindërit, Kate dhe Gerry McCann, po darkonin me miqtë në një restorant tapas aty pranë. Policia gjermane ka vërtetuar se Brueckner, i cili mohon çdo përfshirje në zhdukjen e Madeleine dhe ka refuzuar të flasë me policinë ose prokurorët, jetonte në Algarve. Sinjalet e telefonit celular tregojnë se ai ishte pranë resortit Ocean Club në mbrëmjen e 3 majit 2007

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES NDAJ Ndreu: Dominuam, por tani duhen pikët. Të lëmë boshllëqe për të gjetur një sulmues
Previous article PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Daja: Sot kishin vlerë vetëm tre pikët, morëm bashkë përgjegjësitë pa deleguar fajin

F.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici Aktualitet

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KORÇË/ Një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT