• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Dyshimet për VRASJEN e biznesmeni Ruzhdi Hoxha dhe dëshmia kontradiktore e “mikut”
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Dyshimet për VRASJEN e biznesmeni Ruzhdi Hoxha dhe dëshmia kontradiktore e “mikut”

6 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të rënda janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet ditën e sotme në një humnerë në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

ABC News raporton se trupi i viktimës është gjetur i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë.

Lidhur me këtë ngjarje i arrestuar vijon të mbetet miku i viktimës, Fredi Rrushi i cili ishte edhe personi i fundit që ishte takuar me biznesmenin.

Raportohet se policia ka zbuluar se ai ka dhënë deklarata të rremë në polici lidhur me rastin në fjalë. Ai fillimisht kishte deklaruar se biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishte lënë në zonën e njohur si “3-shi” në Tiranë dhe më pas nuk kishte pasur kontakte.

Por nga gjurmimi që policia ka bërë, rezulton që makina e tij tip “Passat” është parë në zonën e Dajtit dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo ka bërë që policia të dyshojë se biznesmeni mund të jetë vrarë në këtë zonë.

Uniformat blu bëjnë me dije se si rezultat i kërkimeve ditën e djeshme në zonën e Dajtit kanë gjetur fillimisht një xhup të gjakosur që u vërtetua se i përkiste 43-vjeçarit.

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës, thotë policia, sot u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i Ruzhdi Hoxhës.

Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Kujtojmë se Fredi Rrushi është arrestuar që në ditën e parë kur është marrë në pyetje për shkak se ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge. Po ashtu Fredi Rrushi në vitin 2018 rezulton të jetë arrestuar për plagosjen e një personi në Kamëz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GRUAJA MË KAPI MAT ME TJETRËN"/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”: Na gjeti bashkë në 2 të natës
Previous article FITORJA E PARË NË KAMPIONAT/ Skënderbeu mposht Kukësin falë dyshes Dumfur-Mensah

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici Aktualitet

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT