• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DENONCIMI I BERISHËS/ Reagon Gjekmarkaj: E vërteta e udhëtimit luksoz në Milano me 13 deputetë të PD-së
Home
Politikë

DENONCIMI I BERISHËS/ Reagon Gjekmarkaj: E vërteta e udhëtimit luksoz në Milano me 13 deputetë të PD-së

6 November, 2021 F.autor Politikë

Shkruan Agron Gjekmarkaj

Këtu në Veriun e Italisë ndanë liqenit të Comos në vilen e ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer ku na ka ftuar fondacioni me këtë emer dhe shefi i tij në Tiranë, Dr Tobias Rüttershoff na gjet lajmi se qënkemi zderhallur në një bar në Milano!!

Se pari kaq mirë ka bërë miku Tobias që na ka ftuar e paguar gjithçka, bileten, hotelin, buken me djathë, qepë, kripë e zemer sa mirënjohja do jetë e gjatë!

Trajnim cilesor, natyre magjike, por edhe shetitje e biseda purifikuese. Pra çeshtja e parë doli!

Tjetra as u merzitem e as u tronditem nga fotoja që një matrahul i ulur perballe nesh, na ka bërë në një bar në qënder të Milanos, madje e parashikuam. Atje pime një kafe të mirë me koleget dhe mikun gjerman, dikush edhe ndonjë birrë si dhe u ngrohem paq në diell nja dy orë të mira. Bëmë aq mirë sa ska ! Ishim 13 veta.

Kafe? Pooo sa herë të duam e ku të duam. Secili prej nesh mund ta pijë një kafe ku të dojë për më teper njerez që kanë punuar gjithe jeten pa i futur doren në xhep kurrë askujt por vetem në xhepin e vet!

Po ishim në tarracen e supermarketit “Rinascente” një dyqan që shet rroba të të gjitha markave nga më të shtrenjtat ku një pjese e tyre “Zara” më e lira është kudo edhe në Tiranë!

Per kuriozitet turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Milanon në një ditë me diell le të hypin tek bari në fjalë ngjitë me “Duomo” e famshme se nuk është aspak më i shtrenjtë se Rogneri në Tiranë ku mblidhet yndyra e vendit çdo ditë!

Personalisht mund ta pi kafen ku të dua, mund të ushqehem ku të dua me paret e mia qe si kam nga tenderat apo nga influenca e Babes peshkatar!!

Gjithë jeten kam punuar qysh pesembedhjet vjeç në verë në koperative, më vonë kamerier e mjaft i zoti, në Itali si student, pak vite në administratë, më pas si gazetar, pedagog, publicist dhe nuk i jam shmangur kurrë punes e cila mi ka plotesuar qejfet e mia të vogla megjithese në këtë rast edhe me maskë në fytyrë se pata të lehtë ta pi atë kafe.

E pres me qejf vetingun në politikë nëse ndodh! Le të ma bëje Edi Rama vetë, Taulant Balla apo kushdo tjeter jo më SPAK.

Gjithësa kam, një shpi 90 metra katrore me kredi per 25 vjet, mjaft larg qendres, pak shumë pak për ata që janë pasuruar me vdekjen e të tjerëve apo që një natë hoteli mund ta paguajne 12 mije dollare në Los Angelos apo New York, por shumë për mua dhe i lumtur që e kam me djerse. Por flej rehat, s’ka asnjë ambasadë apo institucion që të ketë fatura për mua apo ndonjë mjet shantazhi!

Ketu në Como po reflektoja mbi strategjinë puniste për të ndyrë tjetrin dhe perpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerez pa asnjë pushtet dhe perfitim! Kjo është natyra dhe agjit -propi i “Foltores”, kesaj urdie Haxhi Qamiliste kunder SHBA dhe çdo gjëje perendimore në Shqiperi!

Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetaret, media tani disa i ka kunder, të lodhur e kryengrites nga perdorimi me të cilet hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth kembet por ka gjithmonë vullnetar!

Tani kjo si pi më ujë! Pa asnjë interes e kam mbeshtetur Sali Berishen kur kam menduar se ka të drejtë siç nuk më bëjnë asnjë pershtypje shpifjet që vijnë nga media afer tij !

Nga dy ekstremet e abuzimit të pushtetit të majtë apo të ish-pushtetit të djathtë që perputhen është nder etik e estetik ! Do ec në rrugë nën shi e diell pa roja dhe pa frikë, do i blej familjes time dhurata që bëjnë 70 euro e jo 70 mijë për fishekzjarrë.

Atë që mendoj do ta them pa mu dridhur qerpiku nga kercenimet, me telefon me prefiksa nga shtetet e Europes, shpifjet që hedhin nga frika ata që duan të fshehin historinë e tyre. Më shumë se atë perfitimet qę ajo u dha në kurriz të shqiptarëve dhe demokracisë së tyre! Ju pershendes nga Como me shumë dashuri 👋

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT E COVID NË SHQIPËRI/ Infektohen 563 qytetarë, ja sa humbje jete ka në 24 orët e fundit
Previous article HAVERTZ NUK MJAFTON/ Chelsea-n ndalet nga Burnley në "Stamford Bridge" dhe mban kreun

F.autor

Postime të ngjashme

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT