• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË DORËHEQUR NGA AKUZAT PËR KORRUPSION/ Gati zgjedhjet në 7 bashki, 30 ditë pas dekretit të Presidentit
Home
Politikë

TË DORËHEQUR NGA AKUZAT PËR KORRUPSION/ Gati zgjedhjet në 7 bashki, 30 ditë pas dekretit të Presidentit

5 November, 2021 s.autor Politikë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili la në fuqi si të ligjshme zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, tashmë vendi mund të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të pjesshme

Ndryshe nga zgjedhjet e rregullta, të cilat duhet të zhvillohen në periudhat pranverë/vjeshtë, zgjedhjet e pjesshme mund të bëhen në çdo periudhë, 30 ditë nga dekretimi i Presidentit të Republikës. Që prej dorëheqjes nga marrja e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, në korrik 2019, Presidenti Meta nuk pranoi të shpallte përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki. Bashkia e Shkodrës vijon të drejtohet nga Voltana Ademi, edhe pse është 2 vite e gjysmë përtej mandatit ligjor. Dorëheqjet dhe largimet vijuan edhe në bashki të tjera, ku kryetarët e zgjedhur u prekën nga ligji i dekriminalizimit.

Edhe në këtë kohë Presidenti nuk dekretoi një datë për zgjedhje të pjesshme. Kreu i shtetit nuk i njihte zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i zhdekretoi ato duke vendosur një datë tjetër të zhvillimit të tyre. Këtë dekret të Presidentit Komisioni i Venecias e cilësoi antikushtetues. Meta i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i cilësuar jolegjitime zgjedhjet e 30 qershorit. Një vendim i tillë nga kjo gjykatë do të çonte në zgjedhje të reja në të gjithë vendin. Por vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese e hoqi mundësinë për zgjedhje të reja. Në këto kushte, Presidentit të Republikës i duhet të shpallë një datë për zgjedhje të pjesshme në 7 bashki, të cilat drejtohen pa kryetar të zgjedhur.

Zgjedhjet vendore të pjesshme duhet të zhvillohen 30 ditë pas ditës së shpalljes së dekretit të Presidentit. PD Dilema këto ditë për një raund, qoftë edhe të pjesshëm të zgjedhjeve, është paraqitja e Partisë Demokratike në to. Demokratët gjenden në momentin më të vështirë të tyre, kur brenda partisë ka shpërthyer një polemikë mes ish-kryetarit Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha. Basha e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar deri në sqarimin e akuzave të SHBA-së ndaj tij si person “non grata” për korrupsion domethënës. Duket se partia është e ndarë në dy pjesë, gjë që vështirëson përfaqësimin e saj në këto zgjedhje vendore të pjesshme.

Kandidatët që do të propozojë Lulzim Basha nuk do të mbështeten, madje do të luftohen si të blerë nga Rama nga ish-kryetari demokrat Sali Berisha. Kjo përplasje e brendshme në PD rrezikon që rezultati i demokratëve në këto zgjedhje të pjesshme të jetë shumë i dobët duke favorizuar maxhorancën socialiste në pushtet.

VAKANCAT

Pas këtij vendimi, pritet që Presidenti Meta të dekretojë zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar të zgjedhur. Sipas Kushtetutës, 45 ditë nga dekreti i Presidentit zhvillohen zgjedhjet në ato bashki të cilat kanë ngelur pa kryetar të zgjedhur. Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedentin e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës.

Ndaj, në krye të Bashkisë vijon të jetë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar prej 2 vitesh. Saga e bashkive pa kryetar do të vazhdonte më pas me Durrësin. Pas një deklarate të pamatur pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësuar me Emirjana Sakon. E radhës do të ishte Bashkia e Vorës, ku shkak do të bëhej sërish ligji i dekriminalizimit, i cili do të prekte kryetarin e saj, Agim Kajmaku.

Ky i fundit u zëvendësua nga Gentian Picari. Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja. I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga Kryeministri Rama pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.

SHKODËR

është dorëhequr Valdrin Pjetri për shkak të dekriminalizimit, drejtohet nga Voltana Ademi

DURRËS

Valbona Sako dha dorëheqjen, e komanduar Emirjana Sako

VORË

Dorëhiqet Agim Kajmaku për shkak të dekriminalizimit, i komanduar Gentian Picari

DIBËR

Dionis Imeraj, dorëhiqet për shkak se garoi për deputet, komandohet Shkëlqim Murrja

RROGOZHINË

Ndahet nga jeta Haxhi Memolla, komandohet në krye të bashkisë nipi i tij, Edision Memolla

LUSHNJË

Fatos Tushe arrestohet për korrupsion, komandohet nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa

MALLAKASTËR

Qerim Ismaili, i arrestuar nga SPAK, i prekur nga ligji i dekriminalizimit, nuk deklaroi dënimin në Greqi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË KALONTE KUFIRIN ME DY AFGANË.../ Arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit
Previous article DETAJET SHOKUESE/ "Vajza është dhunuar vazhdimisht". Nëna 6-vjeçares: E kanë rrahur vjehrrin pse më çoi...

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT