• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET SHOKUESE/ “Vajza është dhunuar vazhdimisht”. Nëna 6-vjeçares: E kanë rrahur vjehrrin pse më çoi…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET SHOKUESE/ “Vajza është dhunuar vazhdimisht”. Nëna 6-vjeçares: E kanë rrahur vjehrrin pse më çoi…

5 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak kilometra nga Tirana, ku një vajzë vetëm 6-vjeçe është dhunuar dhe madje dyshohet se është abuzuar seksualisht nga i ati. Gazetarja Anila Ahmataj ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 se vajza është dhunuar vazhdimisht dhe jo vetëm tani në fund nga i ati. Sipas saj, e mitura është dhunuar dhe në dy familje të tjera ku ka jetuar me nënën.

“Kur nëna është kthyer nga jeta e vështirë që bëri në Korçë, është strehuar në një familje brenda Tiranës, ku ka kërkuar ndihmën e tyre dhe i ka shërbyer kësaj familjeje, duke qëndruar dhe duke jetuar brenda kësaj banese. Për shkak se e mitura ndihej e sigurt, filloi t’iu thërriste baba, gjyshe, dajë, teze, njerëzve të shtëpisë, por ndërkohë ata nga ana tjetër ushtronin një dhunë të tmerrshme psikologjike ndaj vajzës ndoshta dhe dhunë fizike sipas asaj që ka deklaruar nëna. Duke qenë se ishte një pjesëtar që nuk kishte lidhje gjaku me ta dhe vajza nga ky stres dhe kjo dhunë vajza ka shfaqur shenja të problemeve psikologjike të tmerrshme, sa të arrinte të kafshonte tavolinën, shapkat e veprime të tjera.
Për këtë arsye nëna ka ikur më pas nga kjo banesë dhe është rikthyer me burrin.
Traumat e vajzës janë të njëpasnjëshme. Deri në moshën 4 vjeçe nuk ka qenë në kontakt me familjen e babait të saj, ka jetuar me familjen e nënës. Pas largimit nga familja e saj, nëna me vajzën ka ikur në Korçë. Në Korçë ka hasur me një dhunë të fëmijës së bashkëshortit që mori nëna e saj. Më pas ka ardhur në Tiranë me një familje tjetër, ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht aty”, tha gazetarja.

Sipas bisedës me nënën e të miturës, pas largimit nga kjo familje në Tiranë, vajza është regjistruar në shkollë dhe në momentet e vajtjes në shkollë, ka shkuar me mavijosje në fytyrë. Vetë nëna thotë se e ka telefonuar bashkëshorti dhe i ka thënë hajde se vajza është rrëzuar dhe të dy bashkë e kanë çuar në Spitalin e Traumës, ku vajza është regjistruar. Po kështu e pohon dhe shkolla se kur ka shkuar për t’u regjistruar vajza ka qenë me shenja. Episodet e dhunës kanë qenë të përsëritura. Jo vetëm rasti i fundit, por edhe më parë. Vajza i deklaronte nënës gjatë gjithë kohës hajde se kam frikë, kam frikë se do të vrasë babi”, tha gazetarja

Nëna e vajzës në një rrëfim ka treguar se dhe dhuna ndaj saj ka qenë e vazhdueshme. “Kur unë u martova bashkëshorti më mbyllte me çelës. Vjehrra e merrte në telefon dhe i thoshte se në banesë kanë vajtur njerëz. Kur u largova, ai mori një grua tjetër, e cila qëndroi 3 muaj dhe iku. Vjehrrin e kanë rrahur kur më çoi në spital në Shkodër, e kanë parë të gjithë njerëzit”, ka rrëfyer nëna e të miturës.

Ndërkohë sipas mjekëve vajza është drejt përmirësimit, por jo jashtë rrezikut pasi ka dëmtime në mushkëri, mëlçi e organe të tjera. Burime nga Ministria e Shëndetësisë dhe vetë mjekët kanë deklaruar se nëse do ketë nevojë për një mjekim më të detajuar për t’u dërguar jashtë vendit, do bëhet dhe kjo gjë.
Nga shkolla kanë thënë se e pranojnë se vajza ka shkuar e nxirë në shtator në shkollë, tregojnë se ka qenë një fëmijë i sjellshëm, e dashur dhe shumë sociale. Shprehej shumë dhe thoshte se ndihej e lumtur mes tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DORËHEQUR NGA AKUZAT PËR KORRUPSION/ Gati zgjedhjet në 7 bashki, 30 ditë pas dekretit të Presidentit
Previous article PROPOZIMI i fortë i Leka Bungos: RTSH të mbyllet për 6 muaj, të largohen ata që s’punojnë! 300 veta i gjen në kafe

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT