• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREGULLAT E REJA/ Shtëpia e Bardhë: 4 janari afati i fundit për vaksinimin e plotë të punonjësve të kompanive të mëdha
Home
Nderkombetare

RREGULLAT E REJA/ Shtëpia e Bardhë: 4 janari afati i fundit për vaksinimin e plotë të punonjësve të kompanive të mëdha

4 November, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë publikoi të enjten rregullat e reja të vaksinimit kundër COVID-19 për kompanitë amerikane me 100 ose më shumë punonjës, duke kërkuar që punonjësit e tyre të vaksinohen plotësisht deri më 4 janar ose të testohen të paktën një herë në javë. Shtëpia e Bardhë nxorri rregulla të ngjashme për punonjësit e kujdesit shëndetësor të punësuar në objektet e përfshira në sistemet Medicare dhe Medicaid. Sipas rregullave, të nxjerra nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ((OSHA)), zyrat duhet të ofrojnë leje nga puna për punonjësit për të bërë vaksinat. Po sipas këtyre rregullave, punonjësit e pavaksinuar duhet të mbajnë maska në vendin e punës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, rregullat do të prekin 84 milionë punonjës dhe rreth 17 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në 76,000 objekte, përfshirë spitalet dhe objektet e kujdesit afatgjatë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se punëdhënësit që nuk respektojnë rregullat mund të përballen me gjoba deri në 14,000 dollarë për shkelje.

Punonjësit mund të kërkojnë të përjashtohen nga zbatimi për arsye mjekësore ose fetare. Me anë të një deklarate, Presidenti Joe Biden tha se ai e sheh këtë si një zgjedhje të thjeshtë: “Vaksinoni më shumë njerëz ose do të zgjasni këtë pandemi dhe ndikimin e saj në vendin tonë.”

Zoti Biden tha se ndërsa ai do të kishte preferuar të mos i lëshonte këto rregulla, numri i madh i të pavaksinuarve, nuk po e bën të mundur daljen përgjithmonë nga pandemia të vendit. Disa ligjvënës republikanë po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj urdhrit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DHUNONTE SHUMË"/ Will Smith tregon si donte ta vriste të atin për t’u hakmarrë për nënën e tij: Ndalova...
Previous article I DËNUAR ME 1 VIT BURG NË 1990 DHE ME EMËR TË NDRYSHUAR GABIMISHT.../ Pse u “dogj” Tom Doshi

Delo.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT