Aktori Will Smith ka bërë një rrëfim të rrallë së fundmi. Ai ka treguar se para shumë vitesh ka menduar të vrasë babanë e tij, për t’u “hakmarrë” në lidhje me dhunën që i ka ushtruar së ëmës.
Në një fragment nga kujtimet e tij, të botuara në “People”, Smith flet për jetesën në Filadelfia me babanë e tij, Willard Carroll Smith Sr., dhe me nënën Caroline Bright. Aktori tregon se si ajo periudhë ndikoi në marrëdhënien që kishte me babanë më vonë, për të cilin Will kujdesej ndërsa po luftonte me kancerin.
“Babai im ishte i dhunshëm, por ishte gjithashtu prezent në çdo hap timin“, shkruan Smith, i cili është 53 vjeç. “Ai ishte i alkoolizuar, por ishte i matur në çdo premierë të çdo filmi timin. Ka dëgjuar çdo regjistrim timin. Vizitoi çdo studio ku unë shkoja.”
Ai vazhdoi: “Kur isha nëntë vjeç, pashë babain tim duke goditur mamanë në kokë, aq fort sa ajo u rrëzua. E pashë gjakun e saj të tokë.”
Të dy u ndanë kur Smith ishte adoleshent dhe u divorcuan në vitin 2000. Pika më e ulët në marrëdhënien mes Smith dhe babait të tij erdhi kur ai po kujdesej për të atin para se të ndërronte jetë.
“Një natë, ndërsa e çova me rrota nga dhoma e tij e gjumit drejt banjës, diçka e errët lidni brenda meje. Rruga midis dy dhomave kalon pranë shkallëve. Si fëmijë i kam thënë gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Unë ndalova në majë të shkallëve. Mund ta shtyja atë që të binte poshtë dhe lehtësisht mund të ikja. Ndërsa dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë kishin mbetur pas, unë tunda kokën dhe vazhdova ta çoja Daddio-n në banjë.”,- rrëfen ai.
Babai i Smith vdiq në vitin 2016. Duke reflektuar mbi dekadat e suksesit të tij si komedian dhe mbi marrëdhënien me të atin, Will shkruan: “Nuk mund të marrësh asgjë nga bota materiale që mund të krijojë paqe ose të të përmbushë nga brenda”.
Kohët e fundit Will pranoi se kishte mendime vetëvrasëse gjatë xhirimit të një serie në “YouTube”.